Pas suksesit të tij në Çeki, Francë, Finlandë dhe Gjermani, filmi “Bota” do të shfaqet për publikun shqiptar në Tiranë në Kinema Millennium. Shfaqja premierë e filmit me skenar dhe regji nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci ka startuar mbrëme dhe në ditët në vijim do të shfaqet në oraret 15.00, 17.00, 19.00.
Filmi i regjisores Iris Elezi ka qenë një bashkëpunim i frytshëm i Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë. për realizmin e këtij filmi shqiptar, prodhim ky, më i ri kinematografik. Në botën e saj të parë me metrazh të gjatë, regjisorja e zhvillon skenarin në një fshat të vogël mes Lushnjes dhe Fierit, ku familje të tëra vuajtën internimin. Iris Elezi tregon një javë nga jeta e tre të rinjve me pikëpyetjet e ekzistencës së tyre në Shqipërinë bashkëkohore. Në film me të 97-in rol, Tinka Kurti vjen si gjyshe, ndërsa Artur Gorishti, që rikthehet ne ekranin e kinemase pas shume vitesh, është Beni, i zoti i kafenesë së famshme. “Bota”, ka qenë premierë botërore në Festivalin e Kategorisë A, Karlovy Vary, që u zhvillua në Çeki në datat 5 dhe 6 Korrik dhe tashmë projektohet edhe për publikun shqiptar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com