Filmi shqiptar “Marihuana Republic”
tashmë me prezantim në Hollywood

Filmi shqiptar “Marihuana Republic”<br />tashmë me prezantim në Hollywood
Filmi “Marihuana Republic”, me regji të Ilirjan Himaj, skenar të Besim Ugzmajlit, drejtor fotografie dhe montazher Latif Hasolli, në të cilin lujanë aktorët Agron Shala, Anita Nikaj, Artan Mici dhe Azem Elezaj, do të shfaqet ne festivalin e filmit “FILMAPALOOZA” në TCL Chinese Theater në Hollywood.

Ky film  është realizuar në verë të vitit të kaluar, dhe në konkurrencën shqiptare u shpërblye katër here, si filmi më i mirë, aktori më i mirë, përdorimi më i mirë i rekuizitës dhe përdorimi më i mirë i linjës.

Festivali do të mbahet nga 26 shkurt deri me 2 mars, ku për të përfaqësuar filmin në FILMAPALOOZA në Hollywood, do të jenë të pranishëm edhe Ilirjan Himaj, Besim Ugzmajli, Agron Shala dhe Latif Hasolli./atsh/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf