Filmi shqiptar triumfon në Festivalin e Athinës! Suksesi i radhës për regjisoren Evi Gjoni

Produksioni shqiptar “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni, ka triumfuar në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër në Athinë (Athens Short Film Festival), si filmi më i mirë i shkurtër.

Ky është suksesi radhës për këtë film, pasi rrëmbeu zemrat e publikut gjatë këtij viti në Festivalin e Filmit të Triestes, si dhe vlerësimin e jurisë.

Skenari  u shkrua gjatë izolimit nga Gjoni, Genc Përmeti dhe Sven Dagones, ndërsa xhirimet nisën të realizoheshin në janar të vitit që lamë pas në Krrabë të Tiranës.

Historia, nuk ka një lokacion të përcaktuar, ndërsa subjekti lidhet me një familje që jeton në izolim (ndoshta fizik apo ideologjik, skenari nuk e kufizon perceptimin e shikuesit). Ndërkaq, Gjoni mënjanon teknologjinë dhe përfshin Lëizjen e Anti-terrorit, ku anëtarët e familjes që jetojnë në një realitet të mbyllur u duhet të përballen me një familje emigrantësh, si dhe me dilemën, nëse duhe t’i raportojnë, apo të rrezikojnë burgun dhe të jenë humanë.

Filmi, është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe interpretohet nga një kast i përzgjedhur aktorësh, me emra si Armela Demaj, Agron Bimi, Hana Dehiri etj.

A.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali