Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin e parë për fotografimin e votës në zgjedhjet e 25 qershorit. Denis Nuhaj është dënuar me 2 muaj burg, pasi filmoi votën në zgjedhjet parlamentare të qershorit.
/Shqiptarja.com
21-vjeçarit i është bllokuar telefoni me të cilin kishte fotografuar fletën e tij të votimit. Dënimi me 2 muaj burg i është konvertuar në 80 orë pune Denis Nuhajt. Ai është gjykuar në gjendje të lirë, ndërsa nuk do të shkojë në qeli.
Sipas ndryshimit të bërë para zgjedhjeve fotografimi apo filmimi i fletës së votimit dhe shfaqja e saj tek persona të tjerë përbën vepër penale dhe dënohet me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet.
Vendimi i gjykatës
dy.b/shqiptarja.com








