"Filologjiku" në alarm për bombë
...studentja kishte harruar çantën 

...studentja kishte harruar çantën ">
TIRANE  - Një çantë e harruar nga një studente e fakultetit të Histori-Filologjisë u kthye në një alarm për bombë këtë mëngjes. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë pas informacionit të marrë, me qëllim neutralizimin e ndonjë rreziku të mundshëm.
 
Pas rrethimit të vendit të ngjarjes, një studente njoftoi efektivët e policisë së çanta ishte e një shoqes së saj, duke konfirmuar se alarmi rezultoi i rremë. Blutë shoqëruan në komisariatin nr.1, poseduesen e çantës për të sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.
 
Për të shmangur qarkullimin në këtë zonë policia devijoi qarkullimin e të gjithë makinave që vijnë nga Liceu artistik për nga fakulteti, apo edhe ato që zbrisnin nga Sauku. Tashmë lëvizja e automjeteve në këtë zonë është e lirë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra