Final 4/ Vllaznia 'në tapet', Skënderbeu e mposht 3-2 dhe merr podiumin në Superligë

Final 4/ Vllaznia 'në tapet', Skënderbeu e mposht 3-2 dhe merr podiumin në Superligë

Skënderbeu 3-2 Vllaznia

TIRANË - Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të premte (24 maj) finalen e vogël të "Final 4". Në "Air Albania" Skënderbeu mundi 3-2 Vllazninë, me korçarët që e mbyllin në vendin e tretë këtë sezon në Superligë, ndërsa lë shkodranët jashtë podiumit. Në një atmosferë të akullt dhe pa tifozë, ishin korçarët që treguan më shumë vendosmëri në fushë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Skënderbeun që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të me Nikajn. Më pas ishte radha e Liços, që realizoi edhe golin e dytë në minutën e 16-të.

Korçarët nuk e ndalën hapin dhe shënuan edhe golin e tretë në minutën e 31-të me Rashicën, i cili u tregua i  saktë i vetëm përballë portierit. Vllaznia ngushtoi rezultatin me Malën në minutën e 42-të falë një penalltie.

Pjesa e parë u mbyll 3-1. Në fraksionin e dytë Vllaznia ishte më kërkuese dhe fitoi sërish një penallti. Nga pika e bardhë Bekim Balaj u tregua i saktë dhe shënoi golin e dytë në minutën e 81-të. Më pas shkodranët mbetën me 10 lojtarë pasi Stojanovic u largua me karton të kuq.

Deri në fund Skënderbeu mbrojti fitoren duke siguruar edhe vendin e tretë në renditje ndërsa Vllaznia e mbyll sezonin në vendin e katërt.

Kujtojmë se të dielën e 26 majit në orën 19:00 po në "Air Albania" luhet finalja mes Partizanit dhe Egnatias për të mësuar se cili do jetë kampioni i Superligës për edicionin 2023-24.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Vendi i tretë në Superligë, Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu e meritoi


Skënderbeu fitoi 3-2 kundër Vllaznisë në finalen e vogël të "Final 4" dhe siguroi vendin e tretë në Superligë për edicionin 2023-24. Pas ndeshjes për MCN trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenovic tha se të tijtë e merituan plotësisht këtë vend.

Paçka se siguruan një vend në Kupat e Evropës në bazë të renditjes, Skënderbeu nuk do mund të luajë në Conference Legaue për shkak se është dënuar me dhjetë vite nga UEFA dhe ende i kanë mbetur edhe tre të tilla për të shlyer.

“Ishte kampionat shumë interesant dhe i bukur, Skënderbeu kapi çfarë meritonte. Bravo çunave, tifozë, stafi, presidenti. Ishte një vit shumë pozitiv. Jemi shumë të kënaqur. Ishte shumë e vështirë, kisha një skuadër shumë të mirë me cilësi, por ishin lojtarë të rinj, nuk kishim eksperiencë dhe kisha frikë për vendin e katërt.

Kur e pashë që skuadra po forcohej, besimi u rrit për 'Final 4'. Lojtarët meritojnë të gjitha bravot. Pësuam 3-4 humbje radhazi, por kemi ambient shumë të qetë, president shumë të zgjuar, kjo më ndihmoi mua si trajner, për ta kaluar momentin e vështirë. Ky ishte çelësi i suksesit.

Nuk mund të flas për veten, nuk mund të vendos unë notat, i vendosin tifozët dhe specialistët. Egnatia dhe Partizani janë skuadra shumë të forta. Do të jetë finale e bukur, do të ketë fitues brenda 90 minutave. Do të jetë një finale e bukur me shumë gola”, u shpreh Gvozdenoviç.

Ora 21:46
Thomas Brdaric paralajmëron revolucion: Objektivi ishte 'Final 4', Vllazninë e ndërtojmë për titull

1716580035_1714733945thomasbrdaric.jpg
Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë ka paralajmëruar revolucion në ekip pas humbjes 3-2 me Skënderbeun dhe vendit të katërt në Superligë.

"Fillimisht dua të falënderoj të gjithë Superioren, sepse më pëlqen të jem në Shqipëri dhe punoj këtu si trajner dhe kam një përgjegjësi të madhe në këtë klub. Meqë jam këtu, objektiv ishte të shkonim në katërshe dhe e arritëm. Çfarë ndodhi më pas, është vendosur nga detaje, në detaje nuk funksionuam.

Por kjo është ajo ku duhet të punojmë në të ardhmen, që të bëjmë diferencën. Unë e di që në Shqipëri e rëndësishme është të fitosh kampionatin, por duhet të punojmë edhe në gjëra të tjera, në gjërat bazike, kushtet. Hap pas hapi jam i sigurt që me presidentin dhe drejtorin, stafin e ekipin, do të ndërtojmë një skuadër të re e të fortë, Vllazninë që ka për objektiv titullin kampion.

Do të kemi ndryshime. Disa lojtarë e dinë, disa të tjerë do të marrin këtë informacion në ditët në vijim. Por jam i sigurt që kohën që kemi në 2-3 javët e ardhshme, do të gjejmë ekipin e duhur për Ligën e Konferencës, të përdorim në avantazhin tonë merkaton. Por duhet të punojmë me përpikmëri për të gjetur lojtarët e duhur për të kapur objektivin tonë.

Kush del kampion? E thashë herën e fundit që po shoh ekipin tim dhe u uroj të dyve që të shpallen kampionë”, tha Brdariç për “MCN’ pas ndeshjes.  

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?