Finalja e vogël e Superligës pa interes, titullarët e Skënderbeu - Vllaznia! Tifozët braktisin skuadrat

Finalja e vogël e Superligës pa interes, titullarët e Skënderbeu - Vllaznia! Tifozët braktisin skuadrat

Skënderbeu - Vllaznia

TIRANË - Këtë të premte në 19:00 në "Air Albania" merr jetë finalja e vogël e Superligës, ajo për vendin tre dhe katër mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Në "Final 4" Skënderbeu u eliminua nga Partizani, ndërsa për titullin s'do luftojë as Vllaznia, e cila u eliminua nga Egnatia paçka se barazoi 0-0.

Sa i takon interesit të tifozëve për këtë duel, ai është i ulët edhe për shkak se Skënderbeu nuk do mundet të luajë në Evropë për shkak të një dënimi nga UEFA, teksa më shumë renditja u intereson klubeve për shkak të shpërblimit nga FSHF-ja.

Si trajneri Ivan Gvozdenovic i Skënderbeut dhe Thomas Brdaric i Vllaznisë kanë bërë me dije formacionet zyrtare që do hedhin në fushë nga minuta e parë. Kujtojmë se të dielën e 26 majit në orën 19:00 po në "Air Albania" luhet finalja mes Partizanit dhe Egnatias për të mësuar se cili do jetë kampioni i Superligës për edicionin 2023-24.

Formacionet zyrtare, Skënderbeu - Vllaznia:

Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu, Gërço, Dowmfour, Vangjeli, Janaqi, Juri, Liço, Rashica, Nikaj Trajner: Ivan Gvozdenovic

Vllaznia: Qarri, Pusi, Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Dodaj, Ajdareviç, Balaj Trajner: Thomas Brdariç

Tifozët - Nëse me herët ishte paralajmëruar një dështim i kësaj skeme, kjo gjë vërtetohet me numrin e ulët të tifozëve.

Nga Korça dhe Shkodra nuk kanë udhëtuar tifozët e dy skuadrave, teksa as ata që banojnë në Tiranë nuk e kanë 'përqafuar' ndeshjen e "Air Albania". Pasditen e 24 majit në stadium tifozët numërohen me gishtat e njërës dore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Dështim i paralajmëruar i 'Final 4', në Skënderbeu - Vllaznia tifozët braktisin skuadrat


Në 19:00 në 'Air Albania' nisi Skënderbeu - Vllaznia, finalja për vendin e tretë dhe të katërt në Superligës sipas skemës së re "Final 4". Nëse me herët ishte paralajmëruar një dështim i kësaj skeme, kjo gjë vërtetohet me numrin e ulët të tifozëve.

Nga Korça dhe Shkodra nuk kanë udhëtuar tifozët e dy skuadrave, teksa as ata që banojnë në Tiranë nuk e kanë 'përqafuar' ndeshjen e "Air Albania". Pasditen e 24 majit në stadium tifozët numërohen me gishtat e njërës dore.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit