Trofeu i Champions League do të shkojë në Spanjë këtë edicion. Lisbona rezervon një finale tërësisht spanjolle mes Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit, pasi këta të fundit nxorën jashtë ekipin e Çelsit duke e mundur me rezultatin e thellë 1-3 brenda në Londër.

Sfida nisi mjaft e mirë për vendasit e Murinjos që shënuan me Torres, duke dhënë idenë se do të ishte një formalitet kalimi në finale, por spanjollët nuk u dorëzuan dhe arritën që të barazonin në fundin e pjesës së parë me Lopez.

Pjesa e dytë nis përsëri me një ritëm të lartë, por Çelsi kishte pak fantazi, pasi zbriti në fushë me 6 mbrojtës. Rasteve të shumta të bluve, miqtë u përgjigjen me një goditje këndi, e cila rezultoi fatale, pasi Eto ndërhyri gabimisht ndaj Costës në zonë duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë, braziliani i natyralizuar si spanjoll, Costa shënon golin e avantazhit. 11’ më pas në të 72’ Turan shënon golin e garancisë pas një rrëmuje në zonë duke vulosur kualifikimin në finalen e madhe që do të zhvillohet më Maj në Lisbonë.

Pas ndeshjes trajneri Simeone u shpreh i lumtur për kualifikimin duke deklaruar se “Kemi zhvilluam një super edicion, e merituam kualifikimin përballë Çelsit, pasi luajtëm më mirë. Por akoma nuk kemi fituar asgjë, duhet që të shpresojmë për finalen në Lisbonë, por edhe për kampionatin. Jemi në metrat e fundit, prandaj duhet që të bëjmë shumë kujdes që të mos dalim me duart bosh” përfundoi ai.
 

d.b/shqiptarja.com