Gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit është bërë i mundur finalizimi i një tjetër operacioni droge. Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar brenda 24 orëve kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Qereka”.
 
Nga të dhënat mësohet se janë sekuestruar 43 kg Cannabis Sattiva, peshore elektronike, automjete dhe telefona celularë.
 
Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë  të 4 shtetasve.
 
Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një punë hetimore të mirëorganizuar brënda 24 orëve, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar”Qereka”.
 
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
 
•Ferdinand Topi 48 vjeçe,banues në Qerekë, Krujë;
 
•Agron Kurti 39 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
 
•Pëllumb Boja 35 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
 
•Lajdan Boja 24 vjeç, banues në Qerekë, Krujë
 
 
Arrestimi I tyre u bë pasi:
 
Më datë 16.05.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ferdinand Topi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
 
• rreth 43 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
 
• dy peshore elektronike dore;
 
• një automjet tip Benz në pronësi të shtetasit Agron Kurti;
 
• një automjet tip Golf në pronësi të vëllezërve Boja dhe
 
• 4 aparatë telefoni celular.
 
Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, futur në thasë me ngjyrë të zezë, me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
 
[gallery]22302[/gallery]

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com