Finalja e Bunk'Rock, shkëlqen
grupi kosovar “Asgjë Sikur Dielli”

Finalja e Bunk'Rock, shkëlqen<br />grupi kosovar “Asgjë Sikur Dielli”
Këngët “Më në fund pa ty”, “Pa dhimbje”, “Bunker” kanë entuzziasmuar pulikun gjatë performancave live të grupi kosovar “Asgjë sikur dielli” që ka mbyllur mbrëmjen e së premtes festivalin e Bunk’Rock.

Festivali është mbajtur në sallën e Kuvendit të muzeut të diktaturës, Bunk’Art 1 për dy muaj rresht gjatë dhjetorit e janarit. Bunk'rock eshte organizuar ne bashkepunim midis Qendra Ura dhe Bashkia e Tirane.

 
Grupi muzikor i Kosovës i themeluar në fillim të viteve është bërë i njohur prej vokalistit Alban Nimani dhe anëtarëve të tjerë si kitaristi Bujar Hundozi, basisti Visar Qeska, bateristi Fatos Berisha, dhe Pëllumb Ballata.
 
Duket se zgjerimi i grupit me dy instrumentiste të njohuara vajzat si Blerta Kosova dhe Artea Bajri e ka bërë grupin më të suksesshëm.

[gallery]20799[/gallery]
Lideri i grupit Alban Nimani i vlerëson artistet dhe ka pohuar se grupi është zgjeruar me 40 % vajza. Dhe vajzat kanë qenë të admiruara edhe për publikun.

Këngët ''Kush e di se nuk e di'', ''Mendoja çdo gjë merr fund pa ty'', e shumë këngë të tjera nga albumet e grupit ''Asgjë sikur dielli'' janë ndjekur nga publiku me duatrokitje dhe vallëzim.
 
Muzika dhe video-projeksionet në skenë e kanë shndërruar sallën e Kuvendit në Bunk'Art 1 në një skenë magjike. 
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët