Finalja e Conference League, Nano: Kush të mundet të shmangë Tiranën! Nuk do të lejojmë ‘huliganët’ të prishin imazhin’

 

Pas Veliajt, Policia e Shtetit njoftoi për masat në finalen e Conference League në 25 maj. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano u kërkoi qytetarëve të shmangin ardhjen në kryeqytet të mërkurën, por megjithatë gjithë eventin e konsideron si festë.

“Këto ditë është thënë që në 25 maj do ketë një shtetrrethim. Dua t’u bëj me dije e t’u kërkoj mirëkuptim qytetareve që data 25 do jetë ditë feste. Do të jetë një aktivitet me përmasa shumë të mëdha. Policia ka sugjeruar dhe do të bëjë bllokimin e rrugëve. Do të kemi komunikime të tjera në vazhdim se cilat rrugë do të jenë të bllokuara”, tha Nano.

I pyetur nëse janë marrë masa për tifozët e Feyenoordit, të cilët njihen për trazira, kreu i Policisë së Shtetit tha janë marrë masat për ndarjen që në ardhje të dy tifozerive.

‘Është e vërtetë që tifozeritë kanë dhe ultras apo tifozë me tendenca të dhunshme e huligane. Por kjo është një ditë feste e duhet të jetë promovim i vlerave të qytetarëve evropianë dhe ne s’do lejojmë kurrsesi që një pakicë e vogël tifozësh, nën efektin edhe të pijeve alkoolike apo adrenalinës që shkakton sporti, të prishin imazhin e vendit tonë’, shtoi Nano.

Nano tha se jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me partnerët tanë në Holandë dhe, me qëllim identifikimin e këtyre personave dhe masat do të jenë profesionale, që këto akte dhune të mos ndodhin në vendin tonë.

‘Do të jetë një sfidë që Policia e Shtetit do ta kalojë me shumë sukses’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Finalja e Conference League/ ‘Pa një biletë për ndeshjen nuk futeni në Tiranë’, thirrja e Veliajt: Protokoll si në vizitën e Bush dhe Papës


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë