Italia dhe Spanja do të luajnë në 1/8 e finales së Euro 2016 në një përballje që cilësohet si finale e parakohshme, pasi përballë do të jenë dy nga ekipet pretendente dhe më në formë të momentit.
 
Për Europianin do të jetë humbje që pas ndeshjes së të hënës vetëm njëra nga dy kombëtaret do të vazhdojë rrugëtimin.
 
Spanja dhe Italia janë ndeshur në dy evropianët e fundit, ku iberikët kanë arritur që të dalin fitues mbi të kaltrit, pro statistikat në ndeshje të tilla nuk kanë vlerë, aq më tepër me formën e mirë që po kalojnë ‘axurrët’ e Contes këtë edicion.
 
Një nga fajtorët që Italia do të përballet me Spanjën është kapiteni Ramos, i cili humbi penalltinë përballë Kroacisë duke bërë që ballkanasit të ringrihen duke marrë suksesin e merituar.
 
Por mbrojtësi i Realit dhe kombëtares spanjolle shprehet se “Për t’u bërë kampion, duhet t’i mposhtim skuadrat më të mira duke filluar nga përballë e ardhshme me Italinë”. 



d.b/shqiptarja.com