GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

Goli i Dembele dhe ai i Brandt

Dortmund - PSG është gjysmëfinalja e parë e këtij sezoni në Champions League. Mbrëmja e së martës ka qenë me emocione në elitën e futbollit evropian, me duelet që sollën përmbysjen e rezultateve të para.

Në Spanjë, Barcelona u mund 1-4 nga PSG duke bërë që rezultati i ndeshjes së parë (2-3 për katalanasit) mos kishte vlerë. Ndërkohë në Gjermani skuadra e Dortmundit fitoi 4-2 ndaj Atletico Madrid, duke sjellë një tjetër përmbysje. Nëse pas ndeshjeve të para çerekfinale spanjollët ishin të avantazhuar, 90 minutat e kthimit nxorën jashtë Barçën dhe Atl. Madridin.

Barcelona 1-4 PSG / Nxënësi nuk mundi të mposhtë mësuesin dhe Luis Enrique kalon ish-ët e tij që drejtohen nga Xavi, me ish-kapitenin që la të tijtë pas 56 minutash lojë pasi u ndëshkua me karton të kuq në stol. Barcelona humbi 1-4 me PSG-në dhe eliminohet kështu nga Champions League, me PSG-në që kalon më tej me përmbysje.

Raphinha shënoi në minutën e 12-të për katalanasit, para se Araujo në minutën e 29-të të linte të tijtë me një lojtar më pak. Në fundin e pjesës së parë miqtë nga Parisi barazuan me Dembele.

Në fraksionin e dytë Vitinha në të 54' dhe Mbappe me penallti shënuan, para se Xavi të dilte me të kuq për sjellje anti-sportive në stol. Në fundin e ndeshjes sërish Mbappe vulosi ndeshjen. PSG përmbys kështu humbjen e parë 2-3 në Paris dhe kalon në gjysmëfinale, duke bërë që Barcelona e këtij sezoni të rrezikojë zero trofe.

Dortmund 4-2 Atl. Madrid/ Gjermanët tanimë janë në gjysmëfinale duke përmbysur humbjen e parë 2-1 në Madrid. Brandt dhe Maatsen shënuan dy herë për vendasit në pjesën e parë, para se autogoli i Hummels dhe Correa të barazonin në 2-2. Minutat e mbetura ishin dramatike, me Fullkrug dhe Sabitzer që shënuan dy herë të tjera për Dortmund që kalon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Gjysmëfinalja e parë Dortmund - PSG luhet në Gjermani në datën 30 prill dhe ajo e kthimit më 7 maj në Paris.

Champions League - faza çerekfinale - ndeshjet e kthimit:

E martë, 16 prill 2024

VIDEO/ Barcelona 1-4 PSG (3-2 ndeshja e parë)

VIDEO/ Dortmund 4-2 Atl. Madrid (1-2 ndeshja e parë)

E mërkurë, 17 prill 2024

21:00 Bayern  Munich - Arsenal (2-2 ndeshja e parë)

21:00 Manchester City - Real Madrid (3-3 ndeshja e parë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
VIDEO/ Çerekfinalja e Champions League, tifozët e Barcelonës godasin me sende të forta autobusin e ekipit të tyre


Çmenduri në Champions League. Tifozët e Barcelonës kanë ngatërruar ngjyrat dhe kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta autobusin e skuadrës së tyre, në kohën që ekipi katalanas po i drejtohej stadiumit për ndeshjen e sotme çerkfinale kundër PSG-së.

Barcelona fitoi 2-3 në Paris një javë më parë dhe është me një këmbë në gjysmëfinale, teksa me mijëra tifozë shoqëruan ekipin për në stadium, duke pasur dhe nga ata që qëlluan me gurë, dukshëm duke ngatërruar ngjyrat. Sjellje të tilla nuk janë të përshtatshme në këtë nivel, ndërsa për fat nuk pati asnjë problem me autobusin e ekipit mik.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gega: 16/04/2024 23:14

    Ku asht befasia ktu. Atlético asht ekip patatinash, nuk Mund te krahasohet me Dortmund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet aventura e Poçetinos te Chelsea si trajner, pritet zyrtarizimi i 'divorcit'

Mbyllet aventura e Poçetinos te Chelsea si trajner, pritet zyrtarizimi i 'divorcit'