Ka nisur me incidente jashtë fushe finalja e shumëpritur e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Fiorentinës që do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës.

Ultrasit e ekipit të Napolit para hyrjes në stadiumin e Romës janë përleshur me policinë. Nga përleshja kanë mbetur 3 tifozë të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën, janë transportuar me urgjencë në spital.

Ndërsa njëri nga të plagosurit sipas mediave italiane është jashtë rrezikut për jetën. Ultrasit napolitanë kundërshtuan policinë duke i sulmuar me sende të forta, këta të fundit u kundërpërgjigjën duke i shpërndarë me shkop gome, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar.

Policia vazhdon punën për normalizimin e situatës përpara fillimit të super sfidës.
kupa e italise
kupa e italise
kupa e italise
kupa e italise

Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)