Financat dështojnë edhe me
7-mujorin, Berisha përgëzoi Tatimet
Në mbledhjen e funditë të Këshillit të Ministrave, ditën e premte, kryeministri në ilje Sali Berisha ka përgëzuar administratën tatimore e doganore...
TIRANE - Në mbledhjen e funditë të Këshillit të Ministrave, ditën e premte, kryeministri në ilje Sali Berisha ka përgëzuar administratën tatimore e doganore, “e cila, gjatë muajit korrik, në një kohë kur qeveritarët e ardhshëm i binin gjoksit në diell e ku vazhdojnë të flasin në resorte 3 mijë euro nata, për gropën e madhe financiare, unë njoftoj shqiptarët se administratat tatimore e doganore kanë funksionuar me integritet të larta, çka nuk është e thjeshtë, pasi stihia antishtet e piktorit synonte të paralizonte tërësisht administratën”, tha ai.
Por, rezultatet e 7-mujorit janë krejtësisht negative. Si 7-mujor, pra të mbledhur të gjithë muajt së bashku, duke nisur nga janari e deri më korrik, ka një mosrealizim të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, së bashku me kontributet, në masën e 150 milionë dollarëve, në raport me planin dhe afro 35 milionë dollarë më pak se viti i kaluar.
Me planin, tatimet dhe doganat dalin me përkatësisht minus 6 dhe 9.4 për qind, kurse me vitin e kaluar, doganat paraqiten më mirë, 8.8 për qind, ndërsa tatimet me 10 për qind mosrealizim, ose në vlerën e rreth 90 milionë dollarëve. Ekspertët e financave thonë se, mosrealizimi në këto përmasa ka ardhur si rezultat i nivelit të ulët të mbledhjes së të ardhurave, por edhe nga hyrja në fuqi e disa politikave të reja fiskale, të ndërmarra nga qeveria para zgjedhjeve.
Ligji i buxhetit për këtë vit është rrëzuar faktikisht që disa muaj pas miratimit të tij, kur qeverisë i dolën nga kontrolli të gjithë treguesit e parashikuar, për shkak të rritjes së shpenzimeve dhe uljes së performancës në mbledhjen e taksave në prag të zgjedhjeve. Rënia e të ardhurave imponon vetëm dy rrugë për qeverinë e re, ku më e mundshmja do të ishte kufizimi drastik i shpenzimeve buxhetore. Kjo, në rast se nuk gjenden burime të reja financimi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.2%
-
Të gabuar
69.1%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 2621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08