Financat e partive, Zguri: Ministria
e Financave të japë fondet

Financat e partive, Zguri: Ministria<br />e Financave të japë fondet
Monitorimi i shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore nga partitë politike, është tashmë një projekt i plotësuar edhe me aktet nënligjore.

Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri, evidentoi faktin se ky është një hap pozitiv, ndërsa i kërkoi ministrisë së Financave të akordojë fondin e kërkuar nga KQZ implementimin e ndryshimeve të fundit ligjore.

Ndërkaq përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ i kërkoi trupës së KQZ të verifikojë informacionet që solli për bashkinë e Peqinit dhe në Përrenjas pasi dy subjekte zgjedhore sipas tij kanë vendosur banderola politike në kundërshtim me ligjin.

Ky pretendim u hodh poshtë nga përfaqësuesi i PDIU i cili kërkoi verifikim të të dhënave përpara se ata të publikohen.

Ndërkaq KQZ unanimisht kaloi disa vendime që kanë të bëjnë me ndryshime në KZAZ të ndryshme për procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet