Nëse do të marrim vitin 2014, Qeveria ka parshikuar që të ardhurat nga tatimet dhe doganat do të jenë rreth 260 miliardë lekë. Ndërkaq, nëse do t’i referohemi vlerësimit të Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2014-2016, të hartuar nga administrata “Berisha”, për sa i përket të ardhurave nga tatimet dhe doganat, rezulton se prashikimi ka qenë 5 miliardë lekë më i vogël se sa është në buxhetin 2014 të Qeverisë së majtë.
Ndërkaq për vitet 2015 dhe 2016, Qeveria e majtë ka parashikuar një rritje të të ardhurave e tatimeve dhe doganave krahasuar me parashikimet e administratës “Berisha”. Për vitet 2015 dhe 2016, parashikimet e Qeverisë së majtë për të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë përkatësisht 2.5% dhe 6.5% më shumë se sa parashikimet e administartës “Berisha”.
Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)