Financat, mbyllet përkohësisht
serveri i deklarimeve online

Financat, mbyllet përkohësisht<br />serveri i deklarimeve online
TIRANË - Ministria e Financave ka bërë të ditur sot se, për shkak të rritjes së sigurisë dhe shpejtësisë, ka mbyllur përkohësisht portalin e deklarimit të bizneseve online. “Në kuadër të përmirësimit të sistemit të IT-së, për të rritur sigurinë në transmetimin e të dhënave dhe për t’i siguruar taksapaguesve një shërbim më të shpejtë dhe cilësor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur procesin e mirëmbajtjes së rrjetit teknologjik të informacionit”, ka bërë të ditur Ministria e Financave.
 
Sipas këtyre burimeve, “sistemi i serverit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kishte hasur jo pak probleme për shkak të mbingarkesës, duke i shkaktuar tatimpaguesve vonesa në dorëzimin në kohë të deklaratave tatimore”.
 
“Problemet e konstatuara në mirëmbajtjen e sistemit dhe amortizimi i rrjetit kanë cenuar nivelin e shërbimit dhe kërkojnë ndërhyrje më të thella në vazhdim. Për këto arsyeje, DPT u kërkon ndjesë të gjithë taksapaguesve për ndërprerjen e përkohshme të shërbimit të vetdeklarimit online. Rivënia në punë do t’ju njoftohet menjëherë sapo sistemi të jetë gati”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Financave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar