TIRANE - Vetëm ditën e djeshme është disbursuar nga thesari i shtetit ekuivalenti i 3.46 milionë eurove për të paguar këste të radhës të interesave të letrave me vlerë. Ministria e Financave njoftoi se janë paguar interesa për obligacione me afat 3-vjeçar maturimi, që janë emetuar në vitet 2011, 2012 dhe 2013. Për këto letra me vlerë me afat të gjatë blerësit paguhen çdo gjashtë muaj, ndryshe nga bonot e thesarit, pagesa e interesit të të cilave paguhet që në momentin kur emetohen.
Aktualisht, pagesat nga thesari janë reduktuar në minimum dhe nuk po bëhet më asnjë pagesë për investime, shpronësime e detyrime të tjera, ndërkohë që vijojnë të paguhen paga të administratës e pensione, si dhe shpenzime emergjente. Ndërkohë, sot zhvillohet një mega-ankand i bonove të thesarit, me vlerë totale prej 25.4 miliardë lekësh të reja, ndërkohë që Financat kishin planifikuar për muajin korrik shitjen vetëm të 11 miliardë lekë letrave me vlerë.
Berisha, pasi mori vendimin për të zbatuar që tani rritjen e pagave dhe pensioneve, kërkon në tregun e brendshëm një borxh të ri shumë të madh, që i shtohet të vjetrit. Kjo ka sjellë kërkesa nga eksponentë të PS që edhe guvernatori i BSH të ndërhyjë, por një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë.
INTERESA BORXHI TË PAGUARA NGA BUXHETI I SHTETIT DITËN E DJESHME, DATË 8 KORRIK 2013
Interesa obligacioni 3-vjeçar, emetuar më datë 07.01.2011
133.500.000 lekë
Interesa obligacioni 3-vjeçar, emetuar më datë 06.01.2012
51.044.040 lekë
Interesa obligacioni 3-vjeçar, emetuar më datë 19.02.2013
64.125.000 lekë
Interesa obligacioni 3-vjeçar, emetuar më datë 07.01.2013
235.125.000 lekë
Total 483.794.040 lekë ose 3.455.671 euro
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com