Financat shpallin tender konsulence për eurobondin e radhës

Financat shpallin tender konsulence për eurobondin e radhës

Foto ilustruese

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ashtu sikurse kishte lajmëruar në strategjinë afatmesme të trajtimit të borxhit publik, ka hapur dje tenderin për përzgjedhjen e kompanisë që do t’i japë konsulencë ligjore për një Eurobond të ri.

Kjo vjen vetëm tri javë pas vendimit të qeverisë, që autorizonte këtë ministri për procedurat për t’u ndjekur për të zgjedhur konsulentin që do ta ndihmojë qeverinë të dalë edhe këtë herë në tregjet e kapitalit.

Kjo do të jetë dalja e tretë e Shqipërisë në tregjet e kapitalit. Rrugëtimi në këtë fushë nisi në vitin 2010, kur Shqipëria u paraqit me një Eurobond me vlerë 300 milionë euro. Afati i këtij të fundit përfundoi në 2015, kur qeveria Rama doli në tregje, duke rinovuar 300 milionë eurot e marra më parë, por duke shtuar edhe 150 milionë të tjera të reja. Në atë kohë, borxhi në tregjet e kapitalit për shumën 450 milionë euro u sigurua me një interespër 5.75 për qind. Edhe dalja e radhës pritet që të jetë një rinovim i eurobondit aktual të qeverisë, afati i të cilit përfundon në fund të 2020-ës.

Konsulenti që do të përzgjidhet nga Financat duhet të përmbushë një sëri kriteresh dhe detyrash të përcaktuara në specifikimet teknike të procedurës. Në objekt të shërbimit janë rishikimi i çështjeve ligjore dhe rregullatore “Këshillimi mbi ligjin e bursës si edhe mbi rregullore të tjera të zbatueshme lokale dhe tatimore të vendit (në bashkëpunim me konsulentët vendas), mbi çështjet e emetimeve ndërkombëtare të bondeve nga entitete sovrane si edhe mbi parablerjen me metodën “tender offer”.

Po kështu asistencë gjatë procesit “Due Diligence”, i cili konsiston në verifikimin e saktësisë së informacionit të përfshirë në dokumentet e ofertës. Së treti, do të shihet përcaktimi i afateve kohore, përgatitja e dokumentit të ofertave përfundimi i dokumentacionit hedhja e bondeve në treg mbyllja e ofertës dhe listimi në bursë.

Kontrata që parashikon të nënshkruajë ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2019, çka do të thotë se emetimi i Eurobondit do të bëhet brenda këtij afati.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 08/06/2018 12:12

    Ahmetaj eshte i pa afte si minister finance por Rama e mban se i bindet per cdo budallallek financiar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston