Shpenzimet për vitin 2013 ishin 4.7% më të larta se ato për vitin 2012. Por, deficiti u rrit 42.7% gjatë vitit 2013, krahasuar me një vit më parë
Të ardhurat
Gjatë vitit 2013, u mblodhën 547 milionë lekë të ardhura tatimore më shumë se sa një vit më parë. Zëri “Akcizat” pati performancën më të mirë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga ky zë ishin 2,2 miliardë lekë më shumë për vitin 2013 se sa një vit më parë. E thënë ndryshe rritja ishte me 6.1%. Zëri “Tatim mbi të Ardhurat Personale” ishte zëri me performancën e dytë më të mirë.
Për këtë zë, në vitin 2013 u arkëtuan 1,2 miliardë lekë më shumë të ardhura se sa një vit më parë. E thënë ndryshe, rritja ishte 5.6%. Ndërkaq, për sa i përket zërit “Tatim mbi Fitim”, të ardhurat për vitin 2013 ishin 1.7 miliardë lekë më të ulëta se sa një vit më parë. E thënë ndryshe, ulja ishte 10.3%. Në total të ardhurat për vitin 2013 ishin 13 milionë euro më të ulëta se sa ato për vitin 2012.
Shpenzimet
Në vitin 2013 shpenzimet totale ishin 4.7% më të larta se sa ato të vitit 2012. E thënë ndryshe, gjatë vitit 2013 shpenzimet e përgjithshme ishin 7.4 miliardë më të larta se sa një vit më parë. Shpenzimet korrente për vitin 2013 ishin 5.1% më të larta se sa ato të një viti më parë. E thënë në vlerë monetare, gjatë vitit 2013 pati 17.8 miliardë lekë më shumë se sa gjatë vitit 2012. Po kështu, edhe shpenzimet kapitale kanë qenë më të lartë gjatë vitit 2013 se sa një vit më parë.
Gjatë vitit 2013 ka pasur 3.8 miliardë më shumë shpenzime kapitale se sa një vit më parë. E thënë ndryshe, shpenzimet kapitale patën një rritje prej 6.1%, krahasuar me ato të vitit 2012. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se krahasuar me një vit më parë, në vitin 2013, për sa u përket shpenzimeve kapitale, zëri “Financimi i Brendshëm” pati rritje (9.3 miliardë lekë ose 34% më shumë), ndërsa zëri “Financimi i Jashtëm” pati ulje (5.5 miliardë lekë ose 16.2% më pak).
Deficiti
Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2013, deficit u rrit me 42.7%, krahasuar me një vit më parë, duke e shtuar atë me 19.6 miliardë lekë.
Buxheti i Shtetit, parashikimet të shtrihen në një periudhë 3-vjeçare
Pritet që ligji organik i buxheti të ndryshojë. Ky ndryshim do të sjellë risi në menyrën e hartimit të projekteve financiare të institucioneve të shtetërore. Kjo do të thotë se parashikimi i buxhetit nuk do të kryehet më për një periudhë 1-vjeçare, siç është bërë deri tani, por pritet të bëhet për një periudhë 3-vjeçare. Në thelb të punës së Ministrisë së Financave është shlyerja e borxheve të parapambetura dhe parandalimin e krijimit të borxheve të reja.
Për sa i përket ndryshimeve ligjore, kjo do të thotë se programimi i projekteve të reja të mos ndërmerret, nëse fondet për përfundimin e tyre nuk janë të mjaftueshme. Eë thënë në një mënyrë tjetër ndryshimet e legjislacionit do të fokusohen, në mënyrë të veçantë, në koordinimin e fondeve me anagazhimet e projekteve të ndryshme. Sipas kësaj nisme pritet të ketë ndryshme në Ligjin për Menaxhimin dhe Kontrollin Financiar, Ligjin për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor, Ligjin e Prokurimeve si edhe rregulloret e tyre përkatëse në mënyrë që të realizohet kontrolli i tyre dhe kërkesat e raportimit.
Realizimi i buxhetit të vitit 2013 krahasuar me atë të vitit 2012 | ||
E M Ë R T I M I | Diferenca | |
Fakt 2013 Fakt 2012 (milionë lekë) |
% kundrejt Fakt 2012 |
|
TOTALI TË ARDHURAVE | -1,756 | -0.5% |
TË ARDHURA TATIMORE | 547 | 0.2% |
Nga Tatimet dhe Doganat | -2,040 | -0.9% |
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar | -3,621 | -3.1% |
Tatimi mbi Fitimin | -1,734 | -10.3% |
Akcizat | 2,215 | 6.1% |
Tatimi mbi të Ardhurat Personale | 1,581 | 5.6% |
Taksa Nacionale dhe të tjera | -117 | -0.4% |
Taksa Doganore | -363 | -5.9% |
Të ardhura nga Pushteti Vendor | -34 | -0.3% |
Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) | -52 | -2.1% |
Taksë mbi Biznesin e vogël | -168 | -7.8% |
Të ardhura nga fondet speciale | 2,621 | 4.6% |
Sigurimi Shoqeror | 1,530 | 3.1% |
Sigurimi Shëndetsor | 820 | 12.4% |
Të ardhura për kompensim në vlerë te pronarëve | 271 | 21.0% |
TË ARDHURA JOTATIMORE | -2,409 | -10.1% |
TOTALI I SHPENZIMEVE | 17,810 | 4.7% |
SHPENZIME KORRENTE | 16,056 | 5.1% |
Personeli | 1,279 | 1.8% |
Paga | 943 | 1.6% |
Interesat | 1,837 | 4.4% |
Të Brendshme | 1,885 | 5.5% |
Të Huaja | -47 | -0.6% |
Shpenzime Operative Mirëmbajtje | 954 | 3.0% |
Shpenzime për fonde speciale | 7,375 | 6.1% |
Sigurime Shoqerore | 5,738 | 6.4% |
Sigurime Shëndetsore | 1,319 | 4.6% |
Shpenzime për kompensime në vlerë të pronarëve | 318 | 20.1% |
Shpenzime për Buxhetin Vendor | 2,454 | 9.0% |
Shpenzime të tjera | 2,467 | 11.9% |
Pagesa e Papunësisë | -184 | -18.7% |
Ndihma Ekonomike | 1,359 | 7.5% |
Kompensim për ish të përndjekurit politike | 1,292 | 76.1% |
SHPENZIME KAPITALE | 3,754 | 6.1% |
Financimi Brendshëm | 9,303 | 34.0% |
Financimi Huaj | -5,549 | -16.2% |
Transferime kapitale për llog speciale të shpronsimeve | 0 | |
DEFIÇITI | -19,566 | 42.7% |
BRENDSHËM | 28,114 | 106.1% |
Të ardhura nga privatizimi | 15,482 | 1268.0% |
Hua-marrje e brendshme | 21,515 | 86.8% |
I HUAJ | -8,547 | -44.1% |
Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)