Financial Times: BE duhet të mbrojë reformat e Shqipërisë, çelja e negociatave ndihmon progresin e vendit

Financial Times: BE duhet të mbrojë reformat e Shqipërisë, çelja e negociatave ndihmon progresin e vendit

Foto ilustruese

Prestigjozja ‘Financial Times’ i ka kushtuar një artikull procesit të negociatave për Shqipërinë, ndërsa thekson se nëse nuk ka një vendim pozitiv në 28 qershor mund të ketë pasoja.

Nga Willem van Nieuwkerk/ Drejtor i Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Hagë, Holandë.
Pak është vënë re midis debateve politike të Bashkimit Europian si ato mbi Brexit, migrimin dhe luftës kundër terrorizmit, por një axhendë e mirëmenduar reformuese është zbatuar në Republikën e Shqipërisë duke treguar se është e mundur të mbillet dhe të rritet besimi në sundimin e ligjit në një vend ish komunist.

Për fakt të keq, pavarësisht rolit kyç të ekspertëve holandezë, përfshirë edhe organizatën time në zhvillimin e këtyre reformave, parlamenti hollandez sapo i ka kërkuar qeverisë që të bllokojë progresin e mëtejshëm në bisedimet zyrtare të pranimit në BE me këtë vend. Unë i kuptoj presionet politike holandeze që qëndrojnë prapa këtij veprimi, por mund të ndiej vetëm keqardhje për ndërlikimet ndërkombëtare që ky vendim mund të sjellë dhe për pasojat e mundshme mbi vetë Shqipërinë.

Samiti i fundit i BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofie i përshkroi reformat e Shqipërisë si të duhurat dhe të guximshme. Është e vështirë për të huajt që ta kuptojnë peshën e inercisë së pengesave kundrejt këtij programi reformash. Por siç një raport progresi i Bashkimit Europian për Shqipërinë konkludoi kohët e fundit: Progres i kënaqshëm është bërë përmes zbatimit të vazhdueshëm të reformës së drejtësisë. Procesi i rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe është duke dhënë rezultatet e para të prekshme. Pas krijimit të institucioneve të vetingut, grupi i parë i çështjeve më të rëndësishme po rishqyrtohet.

Në të dyja nivelet, mikro dhe makro, sistemi i drejtësisë shqiptare është duke u përmirësuar plotësisht. Në nivelin makro ka patur reforma për një drejtësi gjithëpërfshirëse dhe adoptim të paketave të plota ligjore. Në nivelin mikro gjyqtarët e pakualifikuar ose të korruptuar, bashkë me prokurorët, po nxirren jashtë sistemit.

Ne besojmë se Modeli i Shqipërisë, siç ai po bëhet i njohur, po funksionon dhe do të jetë i suksesshëm. Hap pas hapi, duke kombinuar ndryshimet strukturore aftagjata me bashkëpunimin operacional në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të gjyqësorit, po ndërtohet besimi te sundimi i ligjit. Ndërsa dikur qytetarëve u është dashur të paguajnë ndonjë çmim për të shmangur daljen para gjykatës , shumë shpejt ata do të kenë mundësinë të marrin gjykim të paanshëm dhe drejtësi.

Por vetoja e ardhshme holandeze në mbledhjen e Këshillit Europian në 28-29 Qershor mund ta ngadalësojë ose ndalë këtë proces. Pa dakordësinë e BE-së për të hedhur hapin e ardhshëm në rrugën e Shqipërisë drejt Integrimit Europian, reformatorët aktualisht në pushtet mund të mos jenë në gjendje të përballojnë forcat revanshiste që po punojnë kundër ndryshimeve.

Në një vend ku sipas sondazheve, 80 përqind e publikut ka mbështetur pranimin në BE, mund të zërë vend zhgënjimi. Dhe lufta kundër korrupsionit, kundër krimit ndërkombëtar, (kundër të gjitha gjërave që parlamentarët hollandezë thonë se kanë frikë), mund të ndalet.

Procesi formal i negociatave siguron mjetet e nevojshme për vendin kandidat, nën lidershipin e duhur që t’i ndjekë këto qëllime dhe për BE që të asistojë dhe monitorojë në çdo fazë. Të ndalosh në këtë moment, mund të jetë katastrofike.

Vetë Bashkimi Europian kishte filluar ta mbante Modelin e Shqipërisë si një model të mundshëm për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësim në BE. Të gjashtë, duke përfshirë 5 prej tyre që ishin pjesë përbërëse e Ish Jugosllavisë, kanë trashëguar sisteme të drejtësisë me shumë nga problemet e qenësishme në ish vendet e tjera komuniste që tani janë vende anëtare të BE. Modeli i përdorur nga Shqipëria duhet të aplikohet përfundimisht në secilin nga vendet e rajonit. Kjo do të siguronte që reformat të përfshinin gjyqësorin dhe gjithë shoqërinë.

Komisioni European duket se bie dakord. Ai mbështetet te modeli i Shqipërisë për vendet e tjera të rajonit, përshembull në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm. Është në interesin vital të Bashkimit Europian që sundimi i ligjit të zbatohet në të gjithë kontinentin, njësoj midis anëtarëve dhe fqinjëve. Por, në rastin e një refuzimi nga Këshilli, a do të jetë në gjendje Komisioni që ta bëjë këtë?

Ekzistojnë gjithashtu ndërlikime për vendet anëtarë të BE-së. Është përmendur rrallë, por në mendjet e shumë parlamentarëve hollandezë që kundërshtojnë bisedimet me Shqipërinë janë të qarta dështimet e reformës gjyqësore në Rumani dhe Bullgari kur ato u votuan në BE në vitin 2007.

Demonstratat aktuale në rrugët e Bukureshtit janë tregues se qytetarët rumunë, ndiejnë që sundimi i ligjit është ende i munguar dhe i dëshiruar në vendin e tyre.

Ndikimi i pasigurisë ligjore në vendet rreth Europës është bërë i dukshëm në vitet e fundit. Kriza e refugjatëve është një shembull. Mungesa e investimit në një politikë të përbashkët të azilit dhe bashkëpunimit juridik në Europë është bërë qartësisht e dhimbshme.

Kjo kërkon përpjekje dhe presion të jashtëm për të ndihmuar reformuesit vendas që t’i rezistojnë interesave vetjake. Mund të bëhet, sikurse Modeli i Shqipërisë po e provon. Por reforma është gjithmonë e brishtë dhe e pambrojtur për t’u sulmuar në çdo moment. Një tjetër shtyrje e negociatave të anëtarësimit mund të jetë ajo që mund ta nxjerrë nga shinat, progresin e deritanishëm të Shqipërisë. Lexo.al

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend