Ndikimi, fuqia për të bindur, për të mbrojtur ndryshimin dhe për të imagjinuar mënyra më të mira për të bërë gjërat, merr shumë forma. Kjo shihet edhe në numrin e përvitshëm të revistës “Gratë e Vitit” nga Financial Times.
Rezultati përfundimtar i listës së publikuar, janë gra të cilat kanë marrë vlerësime prestigjoze dhe që kanë ndikim në arenën ndërkombëtare, mes tyre edhe shqiptarja Mira Murati.
Mira Murati, shefja e teknologjisë e OpenAI, është në krye të transformimit të thellë dixhital të këtij momenti. E lindur në Vlorë të Shqipërisë, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer vëmendjen e gjithë botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese. Në revistë shkruhet se udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë Inteligjencën Artificiale në jetën tonë të përditshme. Si një gjë e rrallë - një grua që drejton një kompani teknologjike, historia dhe lidershipi i Mira Muratit janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr.
Lista me 25 gratë me më shumë ndikim në botë për vitin 2023:
Margot Robbie, Beyoncé, Barbara Kingsolver, Phoebe Philo, Lola Shoneyin, Alia Bhatt, Aespa, Mira Murati, Makiko Ono, Fran Drescher, Lisa Dyson, Carol Tomé, Karin Keller-Sutter, Marie-Claire Daveu, Marina Silva, Ursula von der Leyen, Mary Barra, Janet Truncale, Narges Mohammadi, Coco Gauff, Jenni Hermoso, Elizabeth Maruma Mrema, Chen Chien-Jou, Katalin Karikó, Olena Zelenska.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mira Murati largohet nga Open AI, zbulon pse: Ndjej se është vendimi i duhur! Dua të krijoj kohë dhe hapësirë për të eksploruar
26 Shtator, 07:39
-
‘Time’ përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion në botë
6 Shtator, 08:50
-
Kur do të martohet Mira? Shefja e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, rrëfen pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT-së
3 Shtator, 12:33
-
Financial Times: Flota ushtarake ruse është stërvitur për luftë me NATO-n! E trajnuar për të goditur në zemër të Europës edhe me armë bërthamore
13 Gusht, 16:00
-
Projektet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri, Rama: Do të sjellë fitime të jashtëzakonshme për vendin
9 Korrik, 12:11
-
Rama për 'Financial Times': Marrëveshja me Italinë për migrantët një rast 100% unik
27 Maj, 11:52
-
Financial Times ka lejuar ChatGPT të përdorë artikujt e tij të trajnimit
1 Maj, 13:21
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Elon Musk padit OpenAI dhe Sam Altman për keqpërdorim të Inteligjencës Artificiale
1 Mars, 22:06
-
Çfarë pritet të ndodhë gjatë 2024? Financial Times: Trump humb përballë Biden, si do ndikojë lufta në rajon
1 Janar, 21:05
-
Media prestigjoze ‘El Pais’ artikull dedikuar shqiptares Mira Muratit: Një nga femrat më me ndikim në botë në vitin 2023
14 Dhjetor 2023, 20:49
-
Një shqiptare si Mira Murati nuk lind nga asgjë dhe një dëshirë për 2024!
11 Dhjetor 2023, 16:36