Financial Times: Flota ushtarake ruse është stërvitur për luftë me NATO-n! E trajnuar për të goditur në zemër të Europës edhe me armë bërthamore

Financial Times: Flota ushtarake ruse është stërvitur për luftë me NATO-n! E trajnuar për të goditur në zemër të Europës edhe me armë bërthamore

Vladimir Putin

Marina ruse është trajnuar për të goditur dhjetëra lokacione dhe objektiva në Evropë dhe në mbarë botën, përfshirë dhe me armë bërthamore. Këto janë disa nga dosjet e reja sekrete të zbuluara të  ushtrisë së Moskës, pas atyre të disa muajve më parë në të cilat u demonstrua se Rusia ishte gati të përdorte mjete taktike atomike në fazat e hershme të një lufte të mundshme kundër një kombi tjetër të madh.

'Financial Times' ka arritur të sigurojë kabllograme sekrete ruse që datojnë nga një periudhë nga 2008 deri në 2014 të cilat tregojnë si synimet dhe kërcënimet ushtarake të Rusisë shkojnë shumë përtej asaj që disa analistë kanë supozuar.

Dokumentet, në fakt, bëjnë të qartë se Moska prej vitesh është gati jo vetëm për një luftë të mundshme në kufijtë e NATO-s. Por është përgatitur dhe trajnuar për të goditur në zemër të Evropës, nga bregu perëndimor i Francës deri te qytetet portuale Hull ose Barroë-in-Furness në Angli ku ndodhet një kantier detar britanik nëndetësesh.

Ka dhjetëra e dhjetëra objektiva në hartat e zbuluara në marinën ruse. Objektiva për tu goditur ishin dhe në Gjermani, Norvegji, Rumani, Turqi dhe Detin e Zi. Çuditërisht asnjë në Itali - të paktën nga ato që shkruajnë dokumentet e treguara nga gazeta londineze ‘Financial Times”.  Objektiv ishin dhe vende që tani janë aleate të ngushta të Moskës si Kina, Koreja e Veriut dhe Irani.

Vitet e fundit, Moska ka përgatitur veten për çdo skenar, që të mund të godasë armiqtë e saj në çdo kohë dhe me çdo armë. Përfshirë ato atomike, të përmendura shprehimisht në dosje “si normë, së bashku me mjetet e tjera të shkatërrimit, për arritjen e objektivave”.

"Ne shohim se rusët synojnë t'i përdorin, madje shpej", për të befasuar armikun”thotw Jeffrey Lewis, profesor në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Middlebury

Përfshirë dhe armët bërthamore taktike, në teori më pak të fuqishme se ato atomike konvencionale, por në praktikë të afta për të shkaktuar katastrofa të ngjashme.

 Në kabllograme lexohet gjithashtu se Rusia “dëshiron të dobësojë potencialin ushtarak dhe ekonomik të armiqve të saj".

Sipas disa analistëve të intervistuar nga Financial Times, kjo do të thotë se Moska po planifikon të godasë qytetet, vendet civile dhe infrastrukturat kritike, "siç është bërë në Ukrainë".

Sipas llogaritjeve të NATO-s, aleatët kanë gati më pak se 5% të aftësive mbrojtëse nëse Rusia vendos të nisë një sulm në shkallë të gjerë kundër Evropës sot.

Një tjetër zbulim nga dosjet është se Rusia planifikon të mbajë - ose mbart tashmë - armë bërthamore në anijet sipërfaqësore. Një praktikë që mund të jetë shumë e rrezikshme edhe në kohë paqeje dhe për këtë arsye ishte e ndaluar nga një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në 1991./La Repubblica/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, dyshohet se janë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, dyshohet se janë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja