Një reformë territoriale që do t’i mbijetojë kohës kërkon ministri për pushtetin Vendor Ervin Demo. Ai thotë se procesi për hartën e re administrative duhet gjithëpërfshirës dhe transparent, por nuk ka një shifër se sa duhet të jetë numri i bashkive.
"Elefanti në dhomë është reforma territoriale. Nëse përmenda nisma të ndryshme, reforma territoriale është instrument për të garantuar që bashkitë që në nisje të kenë mundësitë, asetet, kapacitetet dhe potencialin e mundshëm, të jenë të gatshme që t’i përballojnë të gjitha këto sfida. Reforma territoriale, të gjitha partitë janë të përfshira. Procesi, i cili do të fillojë në pak ditë, duhet të jetë transparent. Nuk duhet ta përcaktojmë si një proces që thjesht do të ndryshojë kufijtë e bashkive, do të ishte qasje e gabuar. Besoj se duhet të bazohet në të dhëna, eksperiencë, çfarë ka ndodhur gjatë 10 viteve të fundit në territor, sfidat e bashkive apo problematika të tjera. Duhet të jemi të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm sa i përket rëndësisë së reformës për mënyrën si do të menaxhojmë territorin, si qytetari do të ndërveprojë me institucionet lokale. Është një hap shumë i rëndësishëm, një sfidë jo e vogël, por një mundësi e jashtëzakonshme. Shpresoj që të kemi një reformë që mos të durojë 10 vjet, por të bëjë një kërcim edhe më shumë. Duhet të shikojmë përpara atë që do të ndodhë në vitet dhe dekadat përpara. U bëj thirrje të gjithë aktorëve të jenë proaktivë dhe kuptohet që kjo reformë do të udhëhiqet politikisht në parlament, por edhe nga Ministria", tha Demo.
Synimi është për të shkuar në zgjedhjet vendore të 2027-s me një ndarje të re të bashkive, por qeveria nuk e ka ende zyrtarisht një shifër sesa duhet të jetë numri i tyre në përfundim të reformës territoriale.
"Nuk dua të kaloj më përpara se ç’duhet. Në javët që vijnë besoj do të jetë një debat i hapur. Shpresoj që opozita të jetë proaktive në këtë proces dhe të krijojë shtratin e duhur për këtë proces. Ky proces tashmë ka filluar, do të jetë një proces i hapur, u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të përfshihen”, tha ministri.
Përtej shifrave, për ministrin e Pushtetin Vendor Ervin Demo, harta e re duhet të jetë një ndarje që i mbijeton kohës:
"Është një hap shumë i rëndësishëm, një sfidë jo e vogël, por një mundësi e jashtëzakonshme. Shpresoj që të kemi një reformë që mos të durojë 10 vjet, por të bëjë një kërcim edhe më shumë. Duhet të shikojmë përpara atë që do të ndodhë në vitet dhe dekadat përpara", u shpreh ai.
Sytë janë nga komisioni i posaçëm i ngritur në Kuvend ku edhe do të shtrohen të gjitha propozimet, ndaj ministri Demo bën thirrje për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës:
"Reforma territoriale është instrument për të garantuar që bashkitë që në nisje të kenë mundësitë, asetet, kapacitetet dhe potencialin e mundshëm, të jenë të gatshme që t’i përballojnë të gjitha këto sfida. Reforma territoriale, të gjitha partitë janë të përfshira. Procesi, i cili do të fillojë në pak ditë, duhet të jetë transparent. Nuk duhet ta përcaktojmë si një proces që thjesht do të ndryshojë kufijtë e bashkive, do të ishte qasje e gabuar. Besoj se duhet të bazohet në të dhëna, eksperiencë, çfarë ka ndodhur gjatë 10 viteve të fundit në territor, sfidat e bashkive apo problematika të tjera. Duhet të jemi të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm sa i përket rëndësisë së reformës për mënyrën si do të menaxhojmë territorin, si qytetari do të ndërveprojë me institucionet lokale", vijoi ministri.
I pyetur nëse ka një diskriminim në financimin e projekteve të bashkive të djathta, Demo ka këtë përgjigje:
"Të gjithë kryetarët ankohen, është natyra që kanë, duan të bëjnë më shumë, janë nën presion nga qytetarët dhe kanë një vizion tyrin. Dua të garantoj që financimi që bën qeveria përmes grantit është transparent dhe merr në konsideratë elementë të ndryshëm. Granti është matematikë, nuk ka kontestime. Sa u përket projekteve, duhen parë rast pas rasti, jo të gjitha mund të financohen. Bashkia duhet të jetë agresive me projektet, por nuk duhet të shikojë si mundësi financimi të vetme qeverinë", tha ai.
Ndërsa bashkive u kërkon të gjejnë edhe rrugë të tjera financimi.
"Fuqizimi financiar dhe zhvillimi ekonomik, koncepti i bashkive sipërmarrëse është shumë i rëndësishëm. Qartazi, roli i bashkive si aktor ekonomik nuk është i ndjeshëm në territor. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë e Ekonomisë dhe do të bëjmë pjesë edhe këtë nocion në nivel vendor ku bashkitë të garantojnë më shumë të ardhura për buxhetin e bashkive, por mbi të gjitha për të qenë menaxherë të mirë të asetev", u shpreh Demo.
Demo foli edhe për mungesën fizike të kryebashkiakut Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës për shkak se ndodhet në paraburgim prej shkurtit të vitit të shkuar. Ai tha se pavarësisht punës që po bëhet që qytetarëve të mos u mungojnë shërbimet, bashkia kërkon edhe lidership politik.
Në konferencën për shtyp, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, u pyet si po ndikon mungesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në drejtimin e qytetit. Demo tha se mungesa është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe.
“Patjetër që shumë! Bashkia për vetë natyrën që ka dhe aq më tepër, për rolin që kryetari i bashkisë ka, patjetër që është aty për të drejtuar në qytet dhe merr besimin e qytetarëve. Nëse do ta minimizonim këtë, nuk do të kishim nevojë për kryetar bashkie, por çdo komunitet, jo vetëm në Shqipëri, edhe në vende të cilat nuk kanë sistem demokratik, ka nivel vendor. Edhe nëse janë të emëruar, bëhen drejtues ose liderë të një komuniteti. Roli i kryetarit të bashkisë duhet të ndihet. Bashkia është munduar të krijojë kushtet që këtë periudhë sfiduese ta kalojë në mënyrë të menaxhueshme në të mirën e qytetarëve që shërbimet mos të mungojnë, cilësia e shërbimeve mos të bjerë dhe investimet të vazhdojnë përpara. Bashkia nuk mund të jetë thjesht institucion demografik, kërkon edhe lidership politik e organizativ dhe në këtë kontekst, roli i kryetarit të bashkisë, ndihet”, tha Demo.
Veliaj është i akuzuar nga SPAK për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, ndërsa procesin e ka vlerësuar të pabazuar në prova.
Një nga pikat më kryesore në të cilën u ndal ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, është reforma territoriale. Demo theksoi se procesi duhet të jetë gjithëpëfshirës dhe transparent, teksa bëri thirrje se të gjithë aktorët duhet të jenë proaktivë.
“Elefanti në dhomë është reforma territoriale. Nëse përmenda nisma të ndryshme, reforma territoriale është instrument për të garantuar që bashkitë që në nisje të kenë mundësitë, asetet, kapacitetet dhe potencialin e mundshëm, të jenë të gatshme që t’i përballojnë të gjitha këto sfida. Reforma territoriale, të gjitha partitë janë të përfshira. Procesi, i cili do të fillojë në pak ditë, duhet të jetë transparent. Nuk duhet ta përcaktojmë si një proces që thjesht do të ndryshojë kufijtë e bashkive, do të ishte qasje e gabuar. Besoj se duhet të bazohet në të dhëna, eksperiencë, çfarë ka ndodhur gjatë 10 viteve të fundit në territor, sfidat e bashkive apo problematika të tjera. Duhet të jemi të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm sa i përket rëndësisë së reformës për mënyrën si do të menaxhojmë territorin, si qytetari do të ndërveprojë me institucionet lokale. Është një hap shumë i rëndësishëm, një sfidë jo e vogël, por një mundësi e jashtëzakonshme. Shpresoj që të kemi një reformë që mos të durojë 10 vjet, por të bëjë një kërcim edhe më shumë. Duhet të shikojmë përpara atë që do të ndodhë në vitet dhe dekadat përpara. U bëj thirrje të gjithë aktorëve të jenë proaktivë dhe kuptohet që kjo reformë do të udhëhiqet politikisht në parlament, por edhe nga Ministria. Ne duhet të kuptojmë komplikacionet në nivelin e tretë. Qarqet janë të parashikuara në Kushtetutë. Vetvetiu, ndryshimi i tyre si rrjedhojë sjell ndryshime të tjera në sisteme me sensitivitet si Kodi Zgjedhor. 12 qarqet që kemi sot janë krijuar në një kontekst tjetër dhe ka vend për të diskutuar, por nuk dua të kaloj më përpara se ç’duhet. Në javët që vijnë besoj do të jetë një debat i hapur. Shpresoj që opozita të jetë proaktive në këtë proces dhe të krijojë shtratin e duhur për këtë proces. Ky proces tashmë ka filluar, do të jetë një proces i hapur, u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të përfshihen”, tha Demo.
I pyetur nëse ka ndërmend ndonjë numër për bashkitë, Demo tha se duhet të jetë një vlerësim i kujdesshëm.
“Studime ka pafund dhe shumë prej tyre janë publike sepse janë bërë falë asistencës së donatorëve ndër vite, studime për trendet demografike. Unë besoj që komisioni i posaçëm tashmë do të fillojë procesin. Patjetër që do të ketë një dokument të parë që do të jetë për diskutim publik. Nuk do të flasë në fillim dhe besoj ky do të jetë procesi, për numrin e bashkive, por për konceptin. Si e duam një bashki? Si mund të ketë sukses? Cilat janë sfidat? Ne si ministri, do të mbështesim komisionin me informacion, publikun, bashkitë për këtë reformë. Ne kemi marrëdhënie të shëndetshme me aktorët që kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm dhe kanë një databazë njohurish. Duam t’i kemi të përfshirë dhe roli i ministrisë është që ta akomodojë. Aleanca nuk është thjesht për reformë, por duhet të kuptojmë që sfida është që reforma të marrë jetë. Aleanca duhet të jetë sa më e gjerë dhe publiku i përfshirë”, tha Demo.
Komente








