Financimi i partive e monitorimi i
zgjedhjeve,Zguri takon Borchardt

Pas marrjes së detyrës, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri zhvilloi një takim me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Bernd Borchardt.
 
Kryetari i KQZ-së, Zguri e informoi Ambasadorin Borchardt mbi përgatitjet e procesit zgjedhor të datës 25 qershor 2017 dhe masat e marra nga KQZ për mbarëvajtjen e procesit.
 
Pjesë e diskutimeve ishin edhe ndryshimet e fundit ligjore mbi financimin e partive politike dhe kufizimin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore, si dhe hapat që KQZ do të ndjekë për monitorimin dhe mbikqyrjen e këtij aspekti të rëndësishëm të procesit zgjedhor.
 
Ambasadori Borchardt nga ana e tij, e siguroi  kryetarin e KQZ-së që Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike dhe bashkëpunim për përmbushjen me sukses të misionit të KQZ-së në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë