TIRANE- Teksa prokuroria e Krimeve të Rënda është në fazën përfundimtare të mbylljes së hetimeve për dosjen e muxhahedinëve shqiptarë, njëri prej të arrestuarve, Verdi Morava, ka filluar një grevë urie. Prej 13 ditësh, i arrestuari Morava, që ndodhen në qeli së bashku me 8 të arrestuarit e tjerë, ka refuzuar ushqimin nga familjarët dhe atij të burgut 313, duke hyrë në një grevë urie.

Sipas burimeve të Avokatit të Popullit, greva e urisë zhvillohet në qelinë ku Morava mbahen në paraburgim për gati 8 muaj. Institucioni i Avokatit të Popullit është vënë në dijeni të kësaj greve me anën e një letre, që vetë i arrestuari u ka dërguar titullarëve të këtij institucioni.