DELVINË - Gjatë një gërmimi privat në afërsi të gërmadhave të depos së dikurshme të pesticideve në Finiq, kanë dalë në sipërfaqë mbetje ambalazhesh të pesticideve bujqësore.

Ndonëse alarmi u përcoll përmes mediave lokale për një zbulim të rrezikshëm sipas personit që ka gërmuar për skrap, nuk duhet të përhapet panik.

Vendi ku janë gjetur mbetjet ndodhet 2 kilometra larg zonave të banuara dhe 300 metër afër varrezave të fshatit Finiq, ndërsa në afërsi ka edhe sipërfaqe serash të padëmtuara, çka sipas kryetarit të komunës Finiq, Sokrat Spiro nuk flet për rrezikshmëri.

Ndërkohë sipas Spiros bëhet fjalë per mbeturina fuçish, copëra të ndryshkura teneqeje dhe bidona të dikurshëm të lëndëve dezifektante për bimët e jo për fuçi me lëndë kimike. 

Sipërfaqja e tokës sipas kryetarit te fshatit Finiq, Sokrat Spiro, është e një privati me ligjin 7501, i cili as nuk ka pasur dijeni për gërmimin. Pas gërmimit dhe fotografimit të mbetjeve të ish-kooperativës, nismë e një organizate lokale, fotot janë hedhur në media nën komentin se janë 50 fuçi me kimikate.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)