Fino: Nuk do e shkarkojmë
anëtarin e PBDNJ në KQZ

Fino: Nuk do e shkarkojmë <br />anëtarin e PBDNJ në KQZ
TIRANE - Në një intervistë për A1 Report anëtari i kryesisë së PS pohon se kërkesa për shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak të Tiranës është e ligjshme dhe se do ndodhi në të gjitha bashkitë, ashtu siç ka pohuar vetë Meta. Ai dënoi akuzoi Berishën se po vepron kundër vullnetit të ndërkombëtarëve dhe ligjit.

Shkarimi i Ilirjan Muhos, pse ju kundërshtuat vendimin e shumicës në Parlament?
Probmlemi është që nenet e kodit që është mirtauyar me votat e shumicës së palëve, gërma thotë që do të zbatohet ky kod që kemi miratuar në Parlament. Një anëtar i KQZ jep dorëheqjen siç e parashikon ligji dhe nuk shpjegon asnjëherë kodi kur një anëtar i KQZ largohet politikisht duhet të ndryshohet edhe KQZ.

Në rastin konkret ne kemi një anëtar të PBDNJ kemi ende afat për të përcaktuar aleancat e mundshme. Në rast se PBDNJ nuk vjen në koalicion me ne, ne nuk kemi asnjë mundësi që të kërkojmë zëvendësimin e tij. Ky është një puç institucional i Berishës. Që në prag të fushatës të ndodhin këto gjëra. Qëndrimi jonë ishte konsekuent.

I njëjtë dhe me të faktorëve ndërkombëtarë. Në linjën e zbatimit të ligjit. Precedent i rrezikshëm. Pas 23 qershorit nëse ndryshojnë balancat i bie që gjitha strukturat e shtetit që janë ndërtuar me votat e LSI ne të heqim të gjithë krerët. Kjo do të përbënte shkelje ligjore.

Nëse PBDNJ nuk vjen në koalicion, do t`ia hiqni komisionerin?
Qëndrimi jonë është korrekt me kodin. Nuk shkon që nëse ne bëmë një debat për këtë, ne t`ia kthejmë me te njëjtën monedhë.

Pati një amendament te kërkesa e PD nga vendosja e balancës te zbatimi kodit, u ndryshua kërkesa dhe u tha se ai ka fshehur të vërtetën e vetë për shkarkim
Ky është një artificë dhe një lëvizje për t`i hedhur hi syve të ndërkombëtarëve por jo ne.

Ju si do reagoni, më parë keni bojkotuar Parlamentin, po tani?
Qëndrimi jonë është parimor. Ne nuk mund të bojkotojmë Parlamentin. Sot në grupin e PS u tha se do të vazhdojmë luftën tonë politike me PD edhe pse të cunguar pas vendimeve të kryetares së Parlamenti për të përjashtuar deputetët. Kjo për të ulur numrat. Përplasjen me PD ne e kemi në 23 qershor.

Çfarë ndodh në PS, çfarë nuk shkon që largohen deputetët?
Duhet të kemi parasysh se kjo ndodh edhe në parlamentet e botës. Mënyra e ikjes së kolegëve tanë në momentet e fundit është pak për të ardhur keq për ta në radhë të parë dhe jo për ne. nuk shkon dhe nuk është e pranueshme dhe reagimi i deputetëve tanë në seancë ishte një mllef i brendshëm njerëzor. Kur ti je në parlament je me votat e popullit.

Ka diçka që nuk shkon te ju?
Jo nuk është e vërtetë një gjë e tillë. Në PS ka pasur demokraci. Ne kemi qenë koherent me veprimet tona. Kur shumica e grupit parlamentar vendos të votojë kundër, ky vendim duhet respektuar. Nuk dua t`i ndajë të tre ata. Islami ka një vlerë shumë herë më të madhe në PS që nga 91 që ka qenë kryetar i Kuvendit e më pas.

Këtij nuk i falet në rastin konkret. Është si unë dhe Pandeli Majko për divergjencat që kemi pasur me Ramën, por kemi respektuar statutin për elektoratin tonë. Nuk shkon që ish-socialistët të marrin veprime të tilla dhe duke u bërë pre të Berishës.

Ai u tha që do bashkëpunojnë në të ardhmen me ta?
Është një falenderim i sforcuar i Berishës. Nuk do ketë moral që këta tre kolegët e mi që deri dje po dilnin e trumbetonin me forcë programin e Rilindjes e nesër të dalin në krah të Berishës. Kjo nuk do jetë e besueshme për elektoratin e djathtë.

Shikoni njëanshmëri me `97?
Absolutisht po. Ka njëanshmëri në vendimmarrje që është i sforcuar t`i bëj. Nga kjo pikëpamje është e domosdoshme të bëhet rotacioni politik. Duke menduar dhe dështimet e herëpashershme të kësaj qeverie, PD hyn me minus të madh në këto zgjedhje. Në këtë ikje e sipër ai kërkon të kapë ç`të kap

Kemi parasysh edhe elementin e një koalicioni të madh që po bën PS. Ne jemi mendje hapur që kemi thënë që ne jemi të hapur për të gjitha forcat politike që duan këtë rotacion. Ky është element plus në krahasim me PD. Në momentet e para mund të kishte skeptik me këtë bashkim forcash, qëllimi jonë është të fitojmë pushtetin ndaj këtij regjimi për shqiptarët. Lufta brenda llojit është e fortë.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak dhe kërkesa për të shkarkuar Niazi Kosovrastin do shtrihet edhe në bashki të tjera?
Meta kur u shpreh për të dalë në opozitë tha se “në pushtetin lokal do të ndikojmë në funksion të qytetarëve, këshillat përkatës janë si miniparlament”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe që LSI me një këmbë të ishte në opozitë e me një këmbë në PD. Ligji për pushtetin vendor e pranon një gjë të tillë. Kush ka shumicën e anëtarit të këshillit e zgjedh edhe kryetarin.

Janë një pjesë dërrmuese e qyteteve që ndryshojnë këshillat e bashkive. Ajo që do ndodhë do jetë interesante. Ne sot kemi vetëm një qark Gjirokastrën dhe Fierin që është ende në ngërç. Nuk do ketë aspak udhëheqje politike nga qendra. Këto vijnë në Parlament dhe ndërrojnë një anëtar KQZ në kundërshtim me ligjin, kodin e ndërkombëtarët.

Thatë që keni 32 parti në koalicion?
Po. Por duhet të dimë që të gjithë nuk do flasin e mendojnë njësoj si PS. Ky është një koalicion me kërkesë publike nga Rama.

Ne çfarë momentesh jeni me PBDNJ?
Parti, e cila mendoj se duhet të jetë në koalicionin tonë.

Po me PDIU?
PD po kërkon të joshë partinë e çamëve me vendet e lëna bosh nga largimi i LSI.
Hartimi i listave për deputetë ka shkaktuar konfuzione gjithmonë në PS, si është situata?
Kjo është legjitime. Nuk ndodh vetëm në PS. Nuk mund të dalin të bëjnë deklarata, por pakënaqësi sigurisht që do të ketë.

Ky grup do të riformatohet. Nuk do të ketë një përmbysje të listave. Duhet të kuptojmë si do venë negociatat me partitë e tjera. Pushteti i PS nuk është gjendja e vendeve të punës për deputetët. Ne nuk fitojmë të bëjmë deputetë e tu japim nga një rrogë, por duam që kjo mazhorancë që do jetë nesër, të krijojë një qeveri për shqiptarët.

Mendoni se rotacioni me një pjesë të qenësishme të qeverisë siç është LSI nuk është aq i arritur?
Është i qartë qëndrimi jonë politik. Ne kemi dalë për programim tonë që kemi pasur. Kushti i vetëm është që të rrëzohet kjo qeveri. Ne nuk jemi për të kthyer mbrapsht shumë gjëra.

Fushatën si do e realizoni?
Kjo është pjesë e taktikës. E ndarë dhe e bashkuar. Nuk mund të punojmë të veçuar, por do jemi bashkë në fushatë elektorale. Fushata do jetë e përqendruar. Fushatën do ta bëjmë të veçanta në zona të caktuara.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Euro në rënie të lirë, ja sa u këmbye sot

Euro në rënie të lirë, ja sa u këmbye sot