Fiorentina dërgon Interin nga
parajsa në ‘ferr’ dhe i merr fronin

Fiorentina dërgon Interin nga<br />parajsa në ‘ferr’ dhe i merr fronin
Fiorentina zbret Interin me këmbë në tokë dhe i rrëmben fronin duke u ngjitur në krye të klasifikimit me 15 pikë, po aq sa zikaltërit, por që i shkatërroi në “San Siro” 1-4.
 
Fiorentina ishte prova gjenerale për Interin, edhe pse në derbi arriti që të mundte Milanin.
 
5 fitoret radhazi të Mançinit janë sfumuar pas pësimit të 4 golave dhe një loje shumë të dobët nga miqve.
 
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për Interin, pasi në minutën e 4 Fiorentina fitoi një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol Ilicic. Ndërsa në minutën e 19 dhe 23 ishte Kalinic ai që realizoi dy gola, duke e çuar rezultatin në 0-3.
 
Pësimi i golave dhe kriza që po kalonin zikaltërit shoqërohet edhe më një karton të kuq ndaj Mirandës duke e lënë ekipin me 10 lojtarë ekipin.
 
Në pjesën e dytë Icardi ngushtoi diferencën, por shpresat për një barazim u shuankur Kalinic vulosi rezultatin në 1-4.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh