Peshkopi/ Firma private ka marrë me konçension përdorimin e ujit të llixhave, deputeti Gjunkshi në mbështetje të banorëve

Dhjetra banorë të lagjes së llixhave të Peshkopisë janë mbledhur në një protestë përpara Bashkisë. Shkak është bërë një vendim për dhënien me konçesion të ujit të llixhave.

Sipas banorëve ka një vendim të Këshillit të Bazenit Ujor Drin - Bunë që mban datën 11.12.2018, i kryesuar nga prefekti i Shkodrës Çesk Millja që i lejon një firme private të marrë me koncesion ujin e llixhave.

Banorët dyshojnë se praktika për dhënien me koncesion të ujit është korruptive, njësoj si me koncesionet e tjera. Ato akuzojnë Bashkinë dhe Prefekturën Dibër se kanë ndihmuar me procedura fiktive firmën, duke anashkaluar konsultimet publike me banorët .

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Dibrës, Xhemal Gjunkshi i cili siguroi banorët se do të jetë në mbështetje të tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 25/01/2019 17:24

    Ed Rama e ktheve shqiperine ne PPP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar