TIRANE - Makina e pastrimit të qytetit të Tiranës bllokon rrugën. Ndonëse si rregull pastrimi i kazanëve të plehrave bëhet vetëm natën, duket se këtë rregull firmat që kanë marrë përsipër të pastrojnë kryeqytetin nuk e zbatojnë.

Jo më larg se dje në rrugën “Ibrahim Rugova” në zonën e ish-bllokut, makina e pastrimi të qytetit në mes të ditës ishte duke hequr plehrat. Gjë kjo që ka shkaktuar trafik dhe kaos në këtë rrugë. Ndonëse kjo nuk është hera e parë që firmat e pastrimit të qytetit nuk e zbatojnë këtë rregull, bashkia nuk është duke marrë ndonjë masë për këtë.

Përditë në rrugët e kryeqytetit shikon një gjë të tillë. Ndërsa pastrimi duke se ndodh vetëm në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa në periferi të saj plehrat “harrohen” të pastrohen. Duke bërë që kazanët e plehrave të tejmbushen dhe shpeshherë pranë tyre të ketë ere të pakëndshme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)