Firmat farmaceutike:
Ja si joshen mjekët

Firmat farmaceutike:<br />Ja si joshen mjekët
TIRANE- Fushatat e marketingut që po përdorin së fundmi kompanitë farmaceutike, që operojnë në vendin tone, janë ato të joshjes dhe dhuratave ndaj mjekëve të spitaleve publike në vend. Shqiptarja.com ka arritur të zbuloj nëpërmjet një prej prezantuesve të marketingut të njërës prej kompanive farmaceutike se si bëhen kompromiset me mjekët për produktet farmaceutike. N.H tregon për Shqiptarja.com se firma e cila ai përfaqson, përdor një buxhet që shkon deri në 50 mijë euro në muaj vetëm për shërbimet dhe punën në terren me mjekët e spitaleve.

“Detyra e gjithsecilit prej nesh, është që të marrim premtimin e mjekut, se në recetat mjekësore që ai plotëson të shkruaj produktin apo produktet e firmës tonë farmaceutike”, tregon për Shqiptarja.com përfaqsuesi i kësaj kompanie. Sipas tij, mjekët përgjithsisht ftohen në kafe dhe më pas aty flitet për produktet farmaceutike që firma ka në treg, të cilat sigurisht janë të njohura për mjekët. “ Realisht mjekët janë të detyruar që në plotësimin e recetave të tyre të shënojnë produktet të cilat pacientët mund t’i marrin me rimbursim ose që vlera e tyre të mos jetë shumë e lartë, por duke bërë këto kompromise, mjekët u këshillojnë pacientëve ilaçet tona, me shpjegimin se edhe pse janë pak të shtrenjta janë më cilësore”, vazhdon N.H.

Për kompanitë efikasiteti i fushatave dhe kostot e saj janë shumë të matshme pasi e vlerësojnë fare qartë me sasinë e produkteve farmaceutike që kërkojnë në depot e tyre farmacistët. I riu tregon se, kur e testuan praktikën e “joshjes së mjekëve”, shitjet u trefishuan ndaj edhe që nga ajo kohë, kompania çdo vit shton buxhetin që vendos për këtë lloj marketingu. Firmat farmaceutike kryesisht përdorin si mënyrën më efikase të joshjes së tyre udhëtimet jashtë vendit që ofrojnë për mjekët. “ Kjo është mënyra më e përdorur nga ne për të mbajtur një marrëdhënie konstante dhe të vazhdueshme me mjekët.

Udhëtimet që ne bëjmë janë periodike dhe në këtë mënyrë ne forcojmë edhe marrëdhëniet me mjekët dhe pse jo krijojmë edhe mënyra të tjera bashkëpunimi”, thotë N.H për Shqiptarja.com. Sipas tij mjekët që joshen më shpejt janë ata të rretheve, për shkak se mundësitë e tyre financiare janë  më të pakta dhe nuk e vuajnë shumë presionin e organeve mbikqyrëse, sa ata të Tiranës. Në këto udhëtime mjekët nuk paguajnë asgjë, pasi duke filluar nga udhëtimi dhe të gjitha shpenzimet e tjera kryhen nga firma farmaceutike.

Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)