Begaj në Prishtinë: Bashkë në çdo hap, 2 shtete një komb, të bashkuar në BE dhe NATO! Osmani: Traktat për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse na rrezikohet siguria

KOSOVË- “Vij në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla (...)”, “Mirë se erdhët në shtëpi”, me këto fjalë të përzemërta, përtej protokolleve zyrtare, nisi takimi mes dy presidentëve shqiptar, të Bajram Begajt dhe kryetares së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap.

Nisur nga zhvillimet në veri të Kosovës dhe akuzave se Serbia ka një retorikë përçarëse, në fjalën e saj hapëse, por edhe luftës në Ukrainë, Vjosa Osmani theksoi se nuk duhet humbur kohë dhe se Shqipëria dhe Kosova duhet të nënshkruajnë traktatin për mbrojtjen e njëra-tjetrës në rast rreziku.

“Një traktat për mbrojtje të ndërsjellë që të reagojmë për mbrojtjen e dy shteteve tonë, është në harmoni me praktikat ndërkombëtare, ndaj është koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim”, tha Osmani.

Begaj, i cili kishte vizitën e tij të parë si president i Shqipërisë, i premtoi Kosovës se Shqipëria do të vijonte që të ishte një zë i fortë për ta përfaqësuar atë në arenën ndërkombëtare, aty ku Prishtina zyrtare nuk ka ende një ulëse krah shteteve të tjera të botës. Begaj ceku liberalizimin e vizave për Kosovën, që e quajti një premtim të vonuar, e ndërsa si një ish-ushtarak nuk mund të mos vlerësonte edhe rolin e UÇK-së për pavarësinë e shtetit.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit. UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar. (...)Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme. (...)E sigurova presidenten Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pakthyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik”, tha Begaj.

Në vijim të vizitës, Begaj u takua me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa zhvilloi edhe një vizitë në shtëpinë muze të Adem Jasharit. Begaj ka kryer homazhe edhe në varrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rrugova.

Ditën e nesërme Begaj pritet të takojë krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-IT, si edhe ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë. Report Tv ka mësuar se kreu i LDK, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të takojë Begajn, pasi nuk ka dashur që të zhvillohet takimi në Kuvend.

Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka udhëtuar në Kosovë për të përcjellë këtë vizitë zyrtare të Begajt, e para pas marrjes së detyrës kreu i shtetit.

Axhenda, e martë, 16 gusht 2022
Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:11
Vizita në Kosovë/ Begaj vizitë në shtëpinë muze të Adem Jasharit

Në vijim të vizitës zyrtare në Kosovë, Presidenti Bajram Begaj është ndalur në shtëpinë muze të familjes së Adem Jasharit. Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Ora 16:54
Presidenti Begaj takon Kurtin: Mbështetja ime e palëkundur për Kosovën dhe interesat e saj

 

Presidenti Bajram Begaj sot ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Begaj ka deklaruar se Kosova dhe institucionet e saj do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre.

Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare.

Ora 16:16
Vizita në Kosovë/ Begaj homazhe nderimi në varrin e Ibrahim Rrugovës

 

Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës zyrtare në Kosovë ka kryer sot homazhe në varrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rrugova.

Ora 16:01
Begaj në Kosovë, kreu i LDK nuk pranon ta takojë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar që të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj, i cili ndodhet sot në vizitën zyrtare në Kosovë. Report Tv mëson se Abdixhiku nuk e ka pranuar takimin, pasi nuk ka dashur që ai të zhvillohej në Kuvend, aty ku Begaj ka programuar edhe takime të tjera. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme.

Në një kohë kur nuk ka pranuar të takojë Begajn në Kuvend, duke kërkuar që takimi të zhvillohej në selinë e LDK, muaj më parë Abdixhiku ka zhvilluar një takim me Milo Gjukanoviç, presidentin e Malit të Zi në një hotel.

Takimi i zhvilluar më 19 maj mes Abdixhikut dhe Gjukanoviç 
Ora 15:27
Begaj pritet në takim nga Konjufca, në fokus të bisedimeve marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri e lufta në Ukrainë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim presidentin Bajram Begaj.  Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Konjufca e ka uruar Begajn për zgjedhjen president, duke i uruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore. Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës. 

Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare. Kryetari Konjufca dhe presidenti Begaj i kanë vlerësuar të shkëlqyera raportet ndërmjet dy shteteve.

Ora 12:21
Folët me Begajn për ‘Ballkanin e Hapur’? Osmani: Nuk i ra radha çështjeve që s’biem dakord! Të respektojmë qëndrimin e njëri-tjetrit

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti ynë Begaj nuk e kanë diskutuar çështjen e ‘Ballkanit të Hapur’ në takimin e tyre dypalësh. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta, Osmani tha se në bisedë nuk i ra radha çështjeve që nuk kanë dekoruesi, përderisa janë shumë e shumë ato që kanë dakordësi të plotë.

“Kemi gjetur aq shumë pika që pajtohemi saqë atyre shumë pak në të cilat nuk rakordohemi nuk i erdhi radha. Në e respektojmë qëndrimin e Shqipërisë për këtë çështje, ndaj njëjtë kërkojmë që edhe të respektohet qëndrimi ynë. Arsyet pse e kemi kundërshtuar ende qëndrojnë. Serbia fillimisht të ndalojë retorikën konflikt nxitëse, të respektojë integritetin tonë shtetëror, të na njohë si shtet dhe më pas flasim për këtë gjëra”, tha Osmani.

Ora 12:20
Begaj mban të njëjtin qëndrim si kancelari Scholz: Njohja e pavarësisë së Kosovës, kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë

 

“Vlerësoj qëndrimin e Presidentes dhe qeverisë së Kosovës në vazhdimin e dialogut me Serbinë, si e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm”. Kështu u shpreh presidenti Bajram Begaj gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Vjosa Osmanin në vizitën zyrtare në Kosovë.

Teksa vijoi komentin për dialogun Kosovë-Serbi, Begaj mbajti të njëjtin qëndrim si kancelari Scholz duke thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Formula e zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë, e shprehur nga Presidenti Biden, si “marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, e fokusuar në njohjen reciproke”, apo qëndrimi i ripërsëritur i Kancelarit Gjerman Scholz se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE – janë inkurajuese në përpjekjet tona që rezultati përfundimtar të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që përcakton qartësisht  njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës”, tha Begaj.

Ora 12:08
Begaj: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë! Të shfrytëzohen maksimalisht potencialet ekonomike

 

Në vizitën zyrtare në Prishtinë, Presidenti Bajram Begaj e kishte një mesazh edhe për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë duke thënë se duhet të punohet intensivisht për të vënë cdo gjë në zbatim.

“Vlerësuam se bashkëpunimi i shkëlqyer midis shteteve, qeverive dhe institucioneve tona në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta, bashkëpunimit ndërparlamentar apo në kuadër më të gjerë ndërinstitucional, duhet të vijohet me punë intensive dhe të matshme për  zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”, tha Begaj.

Ndër të tjera shtoi se të dy vendet duhet të vijojnë përpjekjet për të shfrytëzuar maksimalisht potencialet tona ekononomike.

Ora 12:04
Vizita në Prishtinë, Presidenti Begaj: Liberalizimi i vizave, premtim i vonuar! Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB

 

Në vizitën e tij në Prishtinë, President Bajram Begaj foli për liberalizimin e vizave të Kosovës që sipas tij duhet të bëhet me urgjencë. Begaj siguroi homologen Vjosa Osmani se do të vijojë mbështetja e Shqipërisë edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit, për të cilën unë e sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur.  Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë.  Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur”, tha Begaj.

Ndër të tjera, presidenti theksoi se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës.

“E sigurova presidenten Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pakthyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik”, tha Begaj.

Ora 12:03
Raporti i Dick Marty, presidenti Begaj: UÇK, faqe e ndritur e historisë së përbashkët! Asnjë raport i trilluar nuk njollos gjakun e shqiptarëve

 

Presidenti Bajram Begaj, në konferencën për mediat me homologen Vjosa Osmani në Kosovë shprehu falënderimet për pritjet e ngrohtë dhe vëllazërore ndërsa tregoi bisedën që zhvilluan për qëndrimet dhe vizionin e dy vendeve.

“Jam i nderuar të jem në Prishtinë, në vizitën time të parë si President– dhe kjo jo thjesht në respekt të traditës, por si një simbolikë e natyrshme, që mishëron lidhjen tonë të pandashme dhe të pandryshueshme – e vulosur nga historia, gjuha jonë e përbashkët dhe heronjtë tanë ndër shekuj.  Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, kjo është harta jonë e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin dhe bashkimin tonë në aleancën EuroAtlantike”, tha Begaj.

Një koment e kishte edhe për raportin e Dick Marty duke thënë se UÇK është faqe e ndritur e historisë së përbashkët që bën krenar çdo shqiptar. Ndër të tjera thotë se raportet e trilluara nuk do njollosin gjakun e shqiptarëve.

“Së bashku fituam luftën, bashkë duhet të luftojmë për të ruajtur paqen. Ky është amaneti dhe trashëgimia solemne e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit; e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit; e çdo luftëtari të UCK-së, e çdo kulm-kulle në çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Republika e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës. Vizioni i tij është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri.

UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar.  Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme.  Ndamë sot të njëjtin qëndrim me Presidenten Osmani se Kosova dhe Shqipëria, jo vetëm gëzojnë këtë lidhje të pazgjidhshme vëllazërore e strategjike, por edhe të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Begaj.

Ora 12:00
Osmani: Koha që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë traktatin për të mbrojtur njëri-tjetrin në rast rreziku

 

Në fjalimin e saj, në konferencën e përbashkët për shtyp, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se me presidencën e re, pret që të intensifikohen marrëdhëniet mes palëve. 

Ajo tha se është koha që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë një traktat që 2 shtet të reagojnë për mbrojtjen e përbashkët.

“Mirë se erdhët në shtëpi. Uroj Shqipërinë për fillimin e negociatave, ne i gëzohemi arritjeve të Shqipërisë dhe llogarisim në mbështetjen tuaj, keni qenë zëri ynë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar, kam besimin e plotë se do të intensifikojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona. Do të aplikojmë deri në fund të këtij viti në BE, dhe llogarisim ekspertizën e Shqipërisë. Fakti që Shqipëria është në NATO, rajoni është më i sigurt. Një traktat për mbrojtje të ndërsjellë që të reagojmë për mbrojtjen e dy shteteve tonë, është në harmoni me praktikat ndërkombëtare, ndaj është koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim. Presim që BE të jetë më i zëshëm karshi tendencave të prishjes së qetësisë, Serbia është agresioni dhe ajo nxit përçarje dhe presim sinjale të qarta të jepen nga BE. Në emër të popullit të Kosovës duam t’ju falenderojmë, kur keni treguar përkushtim profesional e njerëzor në mënyrë që qytetarët që vinin të plagosuri, t’u jepni ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme”, tha ndër të tjera Osmani.

Ora 10:39
Tavani i mbushur me çelësa dhe mure me shënime...kuptimi domethënës i kësaj simbolike në Presidencën e Kosovës

Report Tv është zhvendosur në Kosovë për të sjellë nga afër vizitën e parë të kreut të shtetit, Bajram Begaj në Prishtinën zyrtare. Në videon që sjell gazetari Arsen Rusta nuk ka kaluar pa vëmendje holli i presidencës drejt sallës së konferencës. Tavani i saj është i mbushur me çelësa dhe shënime, që iu kushtohen të zhdukurve nga lufta, ende të pagjetur e pa një varr.

“Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”.

“Së paku t’u kisha thënë udha e mbarë”.

“Ska t’bojna ty nanë? T’kemi nanë, t’mirë për veti”.

“Një djalë i vrarë, një djalë i zhdukur, dy prindër të dëshpëruar”, janë disa nga shënimet në murin e presidencës.

Ora 10:05
Vizita e parë si president, komenti që do të bëjë Bajram Begaj për Kosovën

1660553907_WhatsAppImage20220815at10.22.11AM.jpeg

Report Tv ka mësuar disa detaje ku do të fokusohet Bajram Begaj në fjalën e tij që do të mbajë në Prishtinë, ku po zhvillon vizitën e parë zyrtare si president.

“Vij në shtëpinë tuaj dhe shtëpinë time. Falemminderit për mikpritjen”, kështu do të nisë fjalimi i presidentit Begaj, i cili do të ndalet edhe tek aspekte të sigurisë por nuk do të mungojnë komentet nacionaliste ndërsa Kosovën dhe Shqipërinë e quan “1”.

Ora 10:02
Nis vizita zyrtare e presidentit Begaj në Kosovë, pritet me ceremoni nga Vjosa Osmani

1660553860_WhatsAppImage20220815at10.22.10AM.jpeg

Nis ceremonia zyrtare e pritjes së presidentit Bajram Begaj në Kosovë, ku është pritur nga Vjosa Osmani. Pas këndimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, pati takim me liderët e shtetit dhe krerët politikë.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 16/08/2022 21:09

    Presidente me koti se bo nona bashke me ate kryemiun palaco!!jane te dy si baka me zeken. Ku i gjeten keta surollop aman!

    Përgjigju
  • Parruca: 15/08/2022 21:43

    Politika Kosovare, dhe tanime dhe nje pjese e mire e popullsise ne Kosove thone qe Shqiperia te shohi punet e veta dhe Kosova te sajat. Tani u dashka qe Shqiperia te futet zyrtarisht ne lufte nqs ai kurdi i Anadollit ose kjo osmanllesha vendosin te bejne lufte me Serbine. Shume tinzare kjo osmanllesha! Shkoni ne Anadoll nga ku keni origjinen e te pareve qe te dy, dhe lereni Kosoven te udhehiqet nga shqiptaret.

    Përgjigju
  • Ballkoni i hapur: 15/08/2022 17:23

    Eshte emergjent nje traktat mbrojtje mes dy vendeve! Pa Shqiperi nuk ka Kosove dhe pa Kosove nuk ka Shqiperi!

    Përgjigju
  • Lala: 15/08/2022 14:21

    A dashke traktat mbrojtje ? Po CE do ne edhe pa traktat ju kemi mbrojt dhe do ju mbrojn me aq SA kemi mundesi.e kemi edhe ne kushtetut te percaktuar per te mbrojtur shqiptaret jasht kufijve shteteror.

    Përgjigju
  • danieli: 15/08/2022 13:45

    Zoti president mos u mer me pleren Osmani se eshte dore e UDB-se.

    Përgjigju
    • Ballkoni i hapur: 15/08/2022 20:20

      Te shkuara daniel! Kujdes pullumat mos te fluturojne fare!

  • nostradamus: 15/08/2022 11:01

    Bajo ngja ickik me Bujon, shife me vmenje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’