Komisioni i Ekonomisë ka miratuar unanimisht aktin normativ për një ndryshim në ligjin e taksave vendore që ndërhyn në dy detaje specifike. E pranishme për të prezantuar aktin normativ zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro thotë se të gjitha investimet në kuadër të rindërtimit të vendit pas tërmetit do të bëhen pa paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë. Pra të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në proces nuk do të paguajnë këtë taksë, që është zëri kryesor në të ardhurave e bashkive.
“Ky akt normativ ka të bëjë me përjashtimin nga pagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjitha ato investime që janë në funksion të programit të rindërtimit. Është mëse e nevojshme që këto investime të përjashtohen nga pagesa e kësaj takse. Kryesisht këto përjashtime do të jenë në kuadër të këtyre investimeve, riparimeve, restaurimeve pjesë e rindërtimit”, tha Vjerro.
Po ashtu ky akt normativ përfshin edhe faljen e parapagimeve për bizneset e vogla që paguajnë tatimin e thjeshtuar mbi fitimin.
“Ndërsa pika e dytë ka të bëjë me bizneset e vogla që duhet të paguajnë tatimin e thjeshtëzuar mbi fitimin. Pikërisht këstet paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2020 nuk do të paguhen nga këto tatimpagues”, u shpreh Vjerro.
Komisioni miratoi po ashtu shtyrjen e kësteve për tatimin mbi fitimin për dy tremujor për biznesin e madh, për tremujorit të dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020, dhe pagesa e tyre do të kryhet në periudhën prill-shtator 2021. Ndërkohë parapagimi i këstit të katërt do të vijoj në tetor 2020.
Nga ky vendim i qeverisë përfitojnë bizneset në sektorin e turizmit, e të përpunimit aktiv me material porositësi si dhe call center, ku iu është shtyrë pagesa e kësteve nga periudha prill-dhjetor 2020 për në prill-dhjetor 2021. Zëvendësministrja shtoi se ky proces do të shoqërohet edhe me riskedulim të kësteve që do të paguajnë bizneset për tatimin mbi fitimin duke qenë se aktiviteti i tyre është dëmtuar nga COVID-19.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resortet me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
22 Janar, 12:56
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për faljen e gjobave, të enjten miratohet në Parlament! Balla kërkon që të hyjë në fuqi menjëherë (DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 14:11
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor 2024, 17:07
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor 2024, 17:07
-
Ministri Malaj te 'Ekonomia': Projektbuxheti 2025 garanton vijimin e uljes së nivelit të borxhit publik
11 Nëntor 2024, 15:54
-
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
8 Nëntor 2024, 12:27
-
Buxheti i 2025-ës për kulturën, Gonxhe: 55 % më i lartë! Arti dhe trashëgimia, 40 % të gjithë investimeve të MEKI
6 Nëntor 2024, 16:17
-
Pr.buxheti 2025, Tabaku: Rritja ekonomike mbështetet vetëm tek ndërtimi, 0 plane për pensionet
6 Nëntor 2024, 16:02
-
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
5 Nëntor 2024, 11:28
-
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
4 Nëntor 2024, 10:30