Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë Fier, për zbatimin e masave alternative që do të shmangin nga ndjekja penale të miturit në konflikt me ligjin.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, të miturve në kontakt me ligjin të cilët kanë kryer vepra të lehta penale, do t’u jepet mundësia të që të trajtohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen pa u privuar nga liria.
‘’Falenderoj përfaqësuesit e Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë, të cilët ishin të pranishëm në këtë moment të firmosjes së marrëveshjes. Bashkëpunimi i të gjithë zinxhirit është shumë i rëndësishëm për trajtimit e të miturve në kontakt me ligjin’’ u shpreh Gjonaj në fund të takimit.
Me Bashkinë Fier, shkon në 12 numri i Bashkive të cilat firmosin marrëveshjen e mbështetjes nëpërmjet programeve sociale multidisiplinare, duke i mbajtur të miturit larg izolimit me burg.
Kujtojmë se pjesë e kësaj nisme janë bërë edhe Bashki të tjera të vendit si ajo e Tiranës, Vlorës, Korçës, Durrësit, Lushnjes, Pukës, Kavajës, Elbasanit, Beratit, Kurbinit dhe ajo e Kukësit.
Po kur do i behet vetingu ketij krytarit te perjeshem te bashkise dhe gjykates Fier.
Përgjigju