Krahu i djathtë i Xhelal Mziut, mbështetës i Lulzim Bashës e Sali Berishës në kauzat e opozitës, ka dalë kundër vendimit të djegies së mandateve, duke pranuar të futet në Kuvendin e Shqipërisë.
Korab Lita, zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës, bastion i Xhelal Mziut që e drejton Kamzën prej tre mantesh, ka dorëzuar këtë të enjte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdekalrimit. Pritet që në mbledhjen e radhës të KQZ-së ai të marrë zyrtarisht mandatin për tu betuar më tej në Kuvend. Korab Lita vjen nga lista e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, në qarkun e Tiranës, dhe pritet të zëvendësojë në Kuvend, aleatin e Bashës, Dashamir Shehin, kryetarin e LZHK-së.
Korab Lita bëhet kështu anëtari i 100 i parlamentit. Deri më tani, pa emrin e tij opozita e re në Kuvend ka 20 deputetë, ndërsa bashkë me 79 mandatet e mazhorancës kuvendi aktual ka 99 deputetë.
Lita është mbështetës i fortë i PD-së çka e shfaq edhe në rrjetet sociale. E ka deklaruar gjithmonë hapur votën e tij për PD-në ku shfaqet në fotografi me dy gishta para kutisë së votimit. Ka marrë pjesë në protestën e opozitës kundër qeverisë në atë që u quajt çadra pra kryeministrisë. Ka foto të afërt me kryetarin demokrat Lulzim Basha, ndërsa nuk mungojnë edhe takimet miqësore duke konsumuar kafe në lokal në prani edhe të kryebashkiakut Xhelal Mziu. Raport të ngushtë duket të ketë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi nuk ka nguruar së shfaquri me foto një takim që ka pasur me ish-deputetin demokrat Berisha, në zyrën e këtij të fundit. AI mban postin e zëvendëskryetarit të Bashkisë së Kamzës prej shkurtit të vitit 2016, por nuk dihet nëse njëjtë siç ka bërë Basha duke i përjashtuar nga grupi deputetët që ndenjën në Kuvend, Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin, edhe Xhelal Mziu të marrë të njëjtin vendim 'dënimi' ndaj zëvendësit të tij.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12
Kush ka ngel pa hyr ne parlament nga PD Lek Plepi,Ujku Cerrikut. Nga LSi Ardian daullxhiu.
PërgjigjuO çfar tëmerri o çfar fytyre si fytyr byth lope o ZOT të lutem mjaft i ke ndëshkuar Shqiptarët me kto lloi fytyrash si GORRILLA. Imagjinoni ktë njeri me 7 klas shkoll të bëj që Shqipri mjeranja të heci përpara. O ZOT o e pa besushme pu pu pu pu çfar fytyre KOMIKE
Përgjigjukurioz si do pellasi ky ne parlamet
PërgjigjuPo ky ishte dhe sot ne protest e esht burr i mir mor dreqi
PërgjigjuO ZOOOT KUSH FLET DHE PËRFAQËSON NË EMËR TË POPULLIT... BOOO CFAR SURATI.
PërgjigjuHej arushe e Mzatit
Përgjigjume ty tallen socialistat. Paske hy ne valle te huej.