Doktori Petrit Vargu, kandidat për deputet në listat e LSI-së në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e vitit 2017 ka refuzuar mandatin. Disa nga kandidatët e LSI-së kanë pranuar, ndërsa të tjerë kanë refuzuar që të marrin mandatin, mes tyre është edhe doktori. Vendimin ai e ka bërë publik përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq! Shumë njerëz më pyesin nëse do të shkoj në parlament apo jo? Natyrisht me “pro” dhe “kundër” sipas bindjeve politike që kanë.

Vendimi im i lirë është të jem gjithmonë miku juaj, duke e refuzuar hyrjen time në këtë lloj Parlamenti. Ju respektoj të gjithëve”, shkruan mjeku kardiolog në faqen e tij në Facebook, i njohur për kritikat ndaj qeverisë.

Deri tani opozita e re ka arritur numrin e 20 deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. 'Dezertorët' më të shumtë janë nga listat e LSI-së.