Fishta fashist? Ja ç’shkruante
‘Corriere della Sera’ një ditë pas vdekjes

Fishta fashist? Ja ç’shkruante<br />‘Corriere della Sera’ një ditë pas vdekjes<br>
Si përgjigje për ...Jazexhiun
Ky zotnia që citon Kadarenë për Fishtën si bashkëpuntor të fashizmit, do t'i sugjeroja shkrimin që boton "Corriere della Sera" e datës 31 dhjetor 1940, një ditë pas vdekjes së Fishtës, ku vetë kryetari i Akademisë italiane dhe njëherësh Ministri i jashtëm i fashizmit, Luigi Federzzoni shkruan se vdiq shkrimtari me i madh shqiptar dhe ne gjithe kumtin zyrtar nuk përmend emrin fashist as si bashkëpuntor i fashizmit....

Po nuk eshte faji i këtij Zotnisë që shfaq me kaq zell dëshira gati patologjike kundërshqiptare; me shumë është faji i medies së sotme shqiptare, qe miklohet të beje "show" me një person që, më së paku flet pa kurrfarë saktesie historike.

Vdekja e Gjergj Fishtës - poeti kombtar shqiptar”
Erdhi lajmi nga Shkodra se për shkak të nji goditje zemre, ka vdekë sot në mëngjes At Gjergj Fishta i Urdhnit Françeskan (OFM), akademik i Italisë dhe shkrimtar i shquem shqiptar.Fishta, i lindun në afërsi të Shkodrës në vitin 1871, mbaroi studimet fetare në Bosnje dhe u kthye në Atdhe mbasi u shugurue meshtar. Në Shkodër themeloi shkollën françeskane dhe filloi botimin e së përkohëshmes “Hylli i Dritës”. Të shumta janë botimet kulturore dhe letrare të cilave u dha jetë dhe zhvillim ky rregulltar.

Poemat e tij, krijimet dramaturgjike dhe shkrimet e tij, qysh në fillim u drejtuen në përgjithësi për dhanjen e impulsit të zgjimit të ndërgjegjes atdhetare shqiptare. Si drejtor i Shkollës Publike të françeskanëve në Shkoder, futi aty gjuhën kombtare qysh nga viti 1902, kur ajo ishte e ndalueme rreptësisht nga Qeveria osmane. Mbas lëshimeve të kushtetutes turke të korrikut 1908, shqiptarët, te cilet kishin luejtë nji rol me randësi në atë revolucion, deshten të mblidhnin forcat intelektuale dhe t’i përfshinin në nji bashkësi të përbashkët, por vështirësia e parë në të cilen ndeshën ishte njësimi i alfabetit. Në Kongresin shqiptar të mbledhun për këtë qellim mori pjesë At Gjergj Fishta, i cili ia arriti që të bante që alfabeti latin të pranohej, që ma vonë u ba i përbashkët dhe zyrtar për të gjithë Shqipninë.

Mbasi u ba nji ndër eksponentët kryesorë të Shqipnisë së ringjallun, ai mori pjesë në Konferencën e Paqës në Paris dhe ma vonë u emnue deputet dhe zevendes- kryetar i parlamentit. Në shenj mirënjohje, si mik i sinqertë i Italisë, për meritat e tij ndaj vendit të vet dhe për vlerat e botimeve të tij, u ftue në majin e shkuem me marrë pjesë në Akademinë Mbretnore të Italisë.Ndër publikimet e shumta të At Gjergj Fishtes kanë randësi krijimet poetike të frymzueme në pergjithësi prej legjendave shqiptare dhe të prime me përkujtue ndjenjat kombtare. Veç poemës në tridhjet kangë të titullueme “Lahuta e Malcise” , ai ka shkrue himne kishtare, lirika të ndryshme dhe satira me karakter politik.Luigi Federzoni ka marrë masat që Akademia e Italisë të ketë përfaqesuesin e vet në funeral, dhe i ka dërgue telegram ngushllimi familjes, kryeministrit të Shqipnisë, ministrit të Arsimit të Shqipnisë, parisë së etenëve françeskanë sidhe “Institutit Skenderbeg”, anëtar i të cilit ishte i ndjemi i shquem.fishta

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë