Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi feston sot 74-vjetorin e lindjes ndërsa socialisti Erion Braçe i ka uruar ditëlindjen përmes një postimi në rrjete sociale.

"Gëzuar ditën e lindjes komandant", shkruan Erion Braçe ndërsa postimin e ka shoqëruar me një foto ku shfaqet i përqafuar me Gramoz Ruçin në një aktivitet të PS.

Socialisti Erion Braçe shkruan se prej 91-shit kur e ka njohur, Gramoz Ruçi ka qenë dhe mbetet një burrë i vërtetë me dinjitet, njerëzillëk, kurajo dhe guxim.

Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi është një shok dhe mik i tij ndërsa i uron shëndet të plotë.

Postimi i Erion Braçes

GEZUAR DITËN E LINDJES KOMANDANT!

Prej 91-shit kur të njoh, burrëria dhe njerëzillëku, nderi e dinjiteti, kurajo, guximi dhe betejat, kanë patur të gjitha pikë referimi-Gramoz Ruçi, një shok, një mik!

JETË E SHËNDET PLOTË!