Në kuadër të muajit të Bujqësisë, në Fishtë të Lezhës është zhvilluar Panairi i Gjelit të detit.

Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë me qëllim promovimin e agroturizmit të zonës. I pranishëm ka qenë edhe ministri i Bujqëisisë Edmond Panariti i cili është shprehur se tradita e gjelit të detit të Zadrimës duhet mbrojtur me xhelozi.

Për ministrin Panariti duhet investuar më shumë për promovimin e kësaj tradite në tregjet europiane dhe se bujqësia dhe blegtoria shqiptare konkurron denjësisht me cilësinë e saj në këto tregje.
 
"Mishi i gjelit është shumë i pasur me vlera ushqimore. Ne duhet të investojmë më shumë për promovimin e kësaj tradite në tregjet europiane. Fatmirësisht, bujqësia dhe blegtoria shqiptare konkurron denjësisht me cilësinë", u shpreh Panariti. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)