Fiskalizimi, eksperti për Report TV: Rrit konkurrencën e ndershme, por duhet të ulen taksat

Në vitin e ardhshëm biznesi shqiptar pritet të përballet me ndryshime thelbësore sa i takon vetëdeklarimit si dhe ushtrimit të aktivitetit të tij ekonomik. Kjo pasi me futjen në përdorim të faturës elektronike dhe përshtatjen me aplikacionin e ri të fiskalizimit, synohet eliminimi i informalitetit duke rritur konkurrencën e ndershme.  

Projektligji i fiskalizimi,  për drejtorin e Shoqatës së Industrialistëve Ushqimor Alban Zusi ndër reformat më pozitive të ndërmarra nga qeveria. Sa i takon luftës ndaj ekonomisë informale, ish zv/ministri i Bujqësisë, shprehet se duhet  ky projektligj duhet shoqëruar edhe me ulje taksash, që biznesit të paregjistruar ti krijohen kushtet për të paguar por dhe mbijetuar.

Është absolutisht një ndër çështjet madhore. E përgëzoj ministrinë dhe qeverinë që mori këtë aksion. Një ndër nxitësit e ekonomisë është edhe formalizimi. Nëse formalizimin e shoqërojmë me ulje taksash, do ulnim rezistencën e bizneseve. Dhe bizneset informalë do të fillonin të paguanin” u shpreh Zusi.

Pavarësisht se mbështet këtë nismë të ndërmarrë nga institucionet financiare në vend, Zusi ka rezerva për mënyrën se si po zhvillohet konsultimi publik, që sipas tij duhet sektorial dhe i detajuar. Eksperti po ashtu sugjeron që pjesë të konsultimeve në këtë periudhë duhet të bëhen edhe qytetarët.

Formati i konsultimit duhet të jetë sektor më sektor, madje i  detajuar. Po të marrim një produkt mishin, ai nuk është një janë disa sektorë, pasi përpunuesit e mishit janë krejt të ndryshëm nga ata që importojnë mish, janë krejt të ndryshëm nga thertoret , janë të ndryshëm nga ata që i  rrisin. Pra, janë krejt të ndryshme problemet nuk mund ti fusim në një”ka thënë ndër të tjera eksperti.

Tashmë ka mbetur edhe vetëm një javë për të mbyllur konsultimet me grupet e interesit për këtë projektligj, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm ku fatura online do të përdoret fillimisht për transaksionet biznes konsumator.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur