Kasat fiskale nuk do të largohen nga tregu. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegon edhe një herë se të gjitha bizneset deri në momentin e zbatimit të plotë të Fiskalizimit do të mund të përdorin kasat fiskale aktuale. Sipas njoftimit, të gjitha bizneset e reja të regjistruara pas hyrjes në fuqi të ligjit për fiskalizimin nga data 4 Shkurt 2020 deri më datën 31 Mars 2020 mund të zgjedhin të vendosin të lëshojnë fatura sipas kërkesave të fiskalizimit, ose të vijojnë me përdorimin e pajisjeve fiskale aktuale. Sipas njoftimit të tatimeve, edhe ato biznese të reja që hapen pas datës 1 prill, përsëri mund të zgjedhin midis këtyre dy mënyrave deri në zbatimin e plotë të ligjit sipas fashave të tatimpaguesve.
“Tatimpaguesit ekzistues mund të zgjedhin që të lëshojnë fatura ose kuponë tatimorë, në përputhje me kërkesat e fiskalizimit ose nëpërmjet pajisjeve fiskale aktuale, deri në momentin e zbatimit të plotë të ligjit sipas fashave të tatimpaguesve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.
Po ashtu, në deklaratë është saktësuar edhe një herë se kasat fiskale aktuale nuk do të hiqen nga qarkullimi dhe do të vazhdojnë të përdoren edhe pas implementimit të plotë të fiskalizimit. Për të lejuar përdorimin e tyre është pranuar një zgjidhje teknike nga ana e biznesit: do të përdoret një server i mesëm, që do të bëjë të mundur lidhjen e kasës aktuale me pajisjen e fiskalizimit.
Fiskalizimi është një masë e ndërmarrë nga disa institucione me qëllim uljen e evazionit fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, do të përdoren fatura tatimore elektronike dhe të gjitha transaksionet do të raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Duke filluar nga 1 shtatori i këtij viti të gjitha bizneset do të implementojnë në pajisjet e tyre kompjuterike një aplikacion nga i cili do të mund të lëshojnë fatura elektronike, dhe çdo veprim që kryhet nga tatimpaguesi monitorohet në kohë reale nga administrata tatimore.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.7%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
20 Dhjetor 2024, 12:19
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
‘Turizmi 2025’ me rregulla të reja për të goditur evazionin, hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ deklarimet në booking dhe Airbnb
8 Tetor 2024, 17:08
-
U emërua nga Qeveria, ministri i Financave prezanton kreun e ri të Tatimeve! Malaj: Prioritet përsosja e performancës! Binaj: Luftë evazionit fiskal dhe informalitetit
4 Tetor 2024, 12:48
-
Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve
2 Tetor 2024, 19:39