Shumë myslymanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, por këtë vit festa vjen mes luftimeve dhe shkatërrimeve të shumta.

Në Turqi dhe Siri, shumë janë ende në zi për njerëzit e dashur të humbur në tërmetin shkatërrues që goditi të dy vendet më 6 shkurt. Erdogan kreu lutjet e mëngjesit të Bajramit në Hagia Sophia, kishën bizantine të shekullit të 6-të në Stamboll, e cila u rikthye në një xhami tre vjet më parë.

Në Sudan, në ditën e parë të festës myslimane të shtëna me armë zjarri shpërthyen nëpër disa lagje të kryeqytetit, pavarësisht armëpushimit tre-ditor.

Myslimanët në Egjipt kanë lëshuar qindra tullumbace pas përfundimit të namazit të Fitër Bajramit, teksa shënojnë fillimin e festës së tyre treditore. Fotot nga jashtë xhamisë El-Seddik në Kajro tregojnë balonat në ajër, me disa familje që përpiqen t'i kapin përsëri.

Një nga udhëheqësit më të vjetër myslimanë të Rusisë, myftiu Ravil Gainutdin, mban predikimin e Bajramit në Xhaminë e Katedrales së Moskës ndërsa rreth 10% e popullsisë së Rusisë janë myslimanë.

Në Pakistan rrugët dhe autostradat e vendit u bllokuan pasi miliona njerëz u mbërthyen në trena, tragete, autobusë dhe motoçikleta, për të festuar me familjen në fshatra.

Një traditë tjetër e lidhur me Bajramin është shpërndarja e ëmbëlsirave. Në këtë foto, zyrtarët sauditë shpërndajnë dhurata për punëtorët dhe besimtarët në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës.

Në Kuvajt shumë myslimanët janë mbledhur për faljen e Bajramit në një stadium futbolli, i cili priti ndeshje gjatë Kupës së Botës FIFA vitin e kaluar.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.4%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryepiskopi Joan uron besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit
30 Mars, 17:44
-
Palestinezët në Gazë shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim
30 Mars, 13:15
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05
-
Nesër Fitër Bajrami/ Spahiu: Mos harroni të varfrit e të sëmurët! Urojnë Begaj e Rama: Zoti iu pranoftë lutjet
29 Mars, 09:07
-
Veliaj shtron drekën e Fiter Bajramit për njerëzit në nevojë: Vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë, ia dalim për të çuar vendin përpara
10 Prill 2024, 16:00
-
Fitër Bajrami, zv.myftiu i Tiranës për Report Tv: Të shtrijmë dorën për këdo që ka nevojë! Shumë shpejt hapet xhamia e Namazgjasë
10 Prill 2024, 13:10
-
Lindur dhe rritur në Angli, 13-vjeçarja fal namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Çdo ‘Bajram’ vjen në atdhe
10 Prill 2024, 12:29
-
Frymëzuese! As pamundësia fizike nuk e ndalon të falë namazin e Bajramit (FOTOLAJM)
10 Prill 2024, 11:27
-
Hapet pas 102 vitesh Xhamia Yeni në Selanik, besimtarët myslimanë falin namazin e parë
10 Prill 2024, 10:08
-
Fitër Bajrami/ Pamjet me dron, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’
10 Prill 2024, 09:29
-
Sot Fitër Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Kreu i KMSH: Të rinjtë mos të braktisin vendin! Ndalni dhunën ndaj grave
10 Prill 2024, 06:57