Një video ku “miliarderi i TikTok” ka ndaluar në rrugët e Londrës këngëtarin shqiptar, Ardit Çunin, duke e sfiduar të këndojë një këngë që i vjen në mendje, e cila përmban fjalën “lose”, ka bërë xhiron e rrjetit.
Nëse fitonte sfidën, Arditi do të fitonte një orë me vlerë 220,000£. Këngëtari tërhoqi vëmendjen e të gjithë kalimtarëv me zërin dhe sigurinë e tij të të kënduarit dhe e kaloi sfidën duke fituar kështu orën e shtrenjtë me vlerë 220. 000 dollarë.
Këtë moment e ka ndarë së fundmi në Instastory-n e tij edhe vetë Arditi, ku krahas duket se ka “thumbuar” pjesëmarrjet e tij të mëparshme në “Big Brother Vip” dhe në “Dancing Ëith The Stars”, ku tek asnjëra nuk arriti të rrëmbente çmimin e madh.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)