Fitoi betejën me COVID-19, Rama nxjerr videon e pacientes: E mora me frikë spitalin se dëgjoja në televizor që është 'obobo', por dola e kënaqur

Fitoi betejën me COVID-19, Rama nxjerr videon e pacientes: E mora me frikë spitalin se dëgjoja në televizor që është 'obobo', por dola e kënaqur

Mirgena Qoshja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sjellë historinë e një pacienteje e cila është shëruar nga COVID-19. Bëhet fjalë për historinë e Mirgena Qoshja nga Kruja, e cila ka treguar se ka pasur shumë frikë që të shkonte në spital, për shkak të lajmeve që kishte parë në televizor.

"Unë jam Mirgena Qoshja nga Kruja. Isha e sëmurë me COVID, nga data 2 nëntor filluan shqetësimet e para. Pasi doli përgjigja e tamponit, shkova te doktoresha. Në ato momente m'u duk sikur isha më mirë, por pastaj më hipi temperatura dhe shkova në spital. Aty më dhanë mjekimin e parë me oksigjen. Pastaj te Infektivi, te pavijoni i 3. Kisha nevojë për oksigjen, më bënë dhe skaner. Doktoreshat më vinin njëra pas tjetër. Më kishte në patronazh Esi Duka. Edhe natën vinte, më kontrollonte, 3-4 herë në ditë më masnin tensionin, ushqimi shumë i mirë me orar. Edhe doktoreshë Najada. E mora me frikë spitali se dëgjoja në televizor që 'obobo', por më doli tjetër për tjetër. Po ngela e kënaqur. Nuk ma mori mendja që do shkonin gjërat aq mirë sa do ngrihesha në këmbë”, tregon pacientja.

Edhe bashkëshorti i saj thotë se ka një përshtypje shumë të mirë për doktorët.

"Unë jam bashkëshorti dhe nga të gjitha komunikimet që kam pas me doktorët kam përshtypje të jashtëzakonshme për doktorat. I lutem të gjithëve, shokëve, njerëzve, të mos ngurojnë të shkojnë të spitali, e të mos i humbasin shpresa se shpëtimtarët sot për sot janë vetëm doktorët", tregon bashkëshorti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 27/11/2020 15:15

    Sot eshte te keqen e komunizmit per propagande na merzitet tr..in me keto gjera , te gjithe e dine po nuk pagove nuk ka sherbim dhe lerini denglat se doktorat Shqipetare jane njerezit me te keq qe ka planeti nuk e njohin humanizmin vetem €$ njohin keshtu qe jo bla bla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot