Enkileda Carja është në klasë të nëntë, por pak ditë më parë në Botërorin e 17-vjeçarëve bëri krenare veten dhe Shqipërinë, duke fituar dy medalje të bronzta, në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh. Peshëngritësja e talentuar është nga Elbasani, një qytet i cili shpeshherë ka nxjerrë kampionë të mëdhenj në këtë sport.
“Ne jemi stërvitur shumë fort për këto rezultate që ishin mjaft të pritshme. Mendonim se do ia arrinim që në fillim,”-u shpreh Enkileda Carja, peshëngritëse.
Kampionia e botës në shkëputje nisi të stërvitej që në moshën 9-vjeçare, ndërsa premton se në të ardhmen do të ketë të tjera medalje për Shqipërinë.
“Unë kam afërsisht 6 vite që stërvitem dhe pres që të marr pjesë në kampionate ndërkombëtare dhe të jap rezultate sa më të mira. Unë kam qen e mbështetur si nga federata ashtu edhe nga bashkia Elbasan dhe për rrjedhojë jam shumë e kënaqur që kam përfaqësuar Shqipërinë,”-tha Enkileda Carja, peshëngritëse.
Trajneria e Enkiledës, Eglantina, është shumë e lumtur për rezultatet e sportistet, por mbi të gjitha qëndron entuziaste për të ardhmen.
“Nga Enkileda ne presim shumë. Vjet kemi marrë 3 medalje në Europë, ndërsa këtë vit 2 në botë. Shpresoj dhe uroj që tani e tutje ti marrim të arta sepse i kemi patur të bronzta,”-deklaroi Eglantina Kalemi, trajnere e peshëngritjes.
15-vjeçarja brenda 2023 do të garojë në kampionatin europian të 15-vjeçarëve, por edhe në atë të 20-vjeçarëve.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3245
Lajme të tjera
-
Ertian Kofsha kampion Europe në peshëngritje, Shqipëria siguron tre medalje! Enkileda Carja tjetër rekord
1 Gusht, 10:51
-
Fitoi tre medalje ari dhe nderoi Shqipërinë, Enkileda Carja tjetër arritje në peshëngritje
10 Korrik, 22:00
-
Tre medalje të arta për Shqipërinë, rrëfehet për herë të parë Enkileda Carja: Aspak frikë në pedanë! Trajnerja Kalemi: Objektiv vendi i tretë për moshat U-20 në Europian
7 Korrik, 12:48
-
Po vjen brezi i artë i peshëngritjes, Samoel Rrasa i sjell tjetër medalje Shqipërisë
6 Korrik, 10:46
-
VIDEO/ Nga tatuazhi me 'shqiponjë', qetësia 'olimpike', e deri te lotët! Njihuni me peshëngritësen e artë të Shqipërisë
5 Korrik, 14:18
-
Kampione e trefishtë Europe me rekorde, Enkileda Carja mahnit kontinentin në sportin e peshëngritjes
4 Korrik, 20:36
-
Sulm me thikë në peshëngritjen shqiptare, presidenti i klubit dhunon trajnerin e Kombëtares (VIDEO)
24 Prill, 14:29
-
Europiani/ Godelli dhe Ramadani zhgënjejnë në peshëngritje
21 Prill, 14:43
-
Peshëngritje/ Botërori i të rinjve në Durrës, Enkileda Carja i dhuron 2 medalje Shqipërisë
29 Mars, 09:53
-
Aludimet për mungesën në kampionatin kombëtar, reagon Briken Calja: Në Europian marrim medalje
15 Mars, 14:53
-
Ndryshon ligji për vreshtarinë, nxitje verës vendase! Qeveria më shumë kompetenca në marrjen e huave! Dekoratat e medaljet jo në duart e presidentit
23 Dhjetor 2022, 17:28
-
Përplasjet për shpërblimet në peshëngritje! Aty ku s’ka punë profesionale dhe rezultate ka llafe dhe asgjë tjetër
5 Nëntor 2022, 13:04