Task Forca e Administratës Tatimore ka zhvilluar kontrolle në Tregun Agroushqimor në Kashar, në kuadër të Planit Operacional për sektorin e produkteve agroushqimore dhe blegtorale.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë pesë verifikimeve të kryera u konstatuan 15 shkelje administrative, që lidhen me faturimin, autofaturimin, listën e çmimeve dhe punonjës të padeklaruar.

Tatimet bëjnë të ditur se kontrollet do të vijojnë për zbatimin e legjislacionit dhe rritjen e gjurmueshmërisë së produkteve, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve dhe fermerëve të denoncojnë shkeljet përmes aplikacionit “Denonco Evazionin”.