Lekët e fituara nga gjyqi sot ndaj deputetes demokrate Grida Duma, Kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i dhurojë për kompjuterët e bibliotekat për shkollat, por kësaj here ato në Kavajë.
Sikurse e ka kthyer tashmë në traditë, lekët e siguruara nga çdo gjyq i fituar për shpifje ndaj kundërshtarëve politikë, Veliaj i çon për pasurimin e laboratoreve dhe bibliotekave të shkollave.
“Është lajm i mirë kur shtohen kompjuterët e bibliotekat për shkollat, kësaj here ato në Kavajë! Prej vitesh, PS dhuron mes Fondit të Edukimit kontributet nga gjyqet për shpifje”, shkruan Veliaj.
Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s'ka shkelur ligjin dhe s'ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.
Lajmi kryesor:
Grida Duma e paditi për shpifje, gjykata shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7625
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 22 vite burg Luzin e Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK e të penduarin
10 Janar, 13:45
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon të rrëfehet në GJKKO: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Ndërhynë për të më nxjerrë nga burgu
9 Janar, 19:05
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20