Fitoi zemrën e Diletta Leottës, nuk ka 'paqe' për Loris Karius

Fitoi zemrën e Diletta Leottës, nuk ka 'paqe' për Loris Karius

Loris Karius dhe Diletta Leotta

Loris Karius pritet të jetë largimi i radhës nga Newcastle United. 29-vjeçari prej verës së 2022 është pjesë e klubit të Premier League, teksa nuk ka hapësira për të në ekip. Rikthimi i Martin Dubravkës nga huazimi ka bërë që emrat për portën e Newcastle të shtohen, gjë që pritet të sjellë edhe largimin e Karius.

Në kontratën e firmosur mes palëve është një klauzolë që thotë se deri në 16 janar të katij viti, klubi do duhet të vendosë për të ardhmen e portierit.

Loris Karius nuk ishte i përfshirë në asnjë nga 18 ndeshjet e Premier League që klubi i tij ka luajtur deri më tani në sezonin 2022/2023. Karius u shfaq për herë të fundit në një ndeshje më 28 shkurt 2021, duke luajtur 90 minuta për Union Berlin kundër Hoffenheim në një barazim 1-1.

Në Premier League sezonin e kaluar, Karius nuk luajti asnjë ndeshje për Liverpool. Para se të transferohej te Newcastle United në shtator 2022, Karius luajti 29 paraqitje në në total me Liverpool të ndara në disa vite. Në të tilla kushte, Karius pritet të kërkojë një ekip të ri.

Pas dashurisë me gazetaren italiane Diletta Leotta, Karius duket se nuk po gjen paqe në anën profesionale.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor